LAJMI I FUNDIT:

PSD paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë, dy orë para takimit në Bruksel

PSD paralajmëron aksion simbolik para Qeverisë, dy orë para takimit në Bruksel

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se do të mbajë një aksion simbolik nesër në orën 13:00.

Aksioni do të mbahet para ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu”.


Lajmi është bërë i ditur nga PSD me anë të një komunikate për media.

“Nesër, me datën 27 shkurt (e hënë), duke filluar nga ora 13:00, PSD do të mbajë aksion simbolik pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në njoftim.