LAJMI I FUNDIT:

PSD ironizon me Kurtin: Takimi me Vuçiqin nuk ka ndodhur është Fake News

PSD ironizon me Kurtin: Takimi me Vuçiqin nuk ka ndodhur është Fake News

Partia Socialdemokrate ka organizuar sot në Prishtinë një aksion simbolik në ditën kur në Bruksel për herë të parë u takuan kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut.

Aktivistët e PSD-së në sheshin “Zahir Pajaziti” kanë vendosur një baner me fotografinë nga takimi i sotëm në Bruksel, krahas mbishkrimit se ky është një “lajm i rremë”, duke iu referuar kështu deklarimeve të mëhershme të Kurtit se nuk do të ketë takime pa kërkuar falje Serbia.


“Kjo është montazh, ky takim nuk ka ndodhur Fake News, Albini nuk e kërkon Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia”, ishte mbishkrimi në baner.

Sekretari organizativ i PSD-së Nol Nushi në një deklarim për media ka ironizuar me takimin e Kurtit në Bruksel, duke thënë se “në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

“Kjo foto është një montazh tipike e partive që kanë vjedhur shtetin që 20 vjet. Nuk e di si kanë besuar ata që një montazh i tillë mund të ndez dhe qytetarët mund të besojnë. Foton që po shihni nuk është as Albini, as Vuçiqi e as këta të dy bashkë duke u takuar ndërmjet vetes. Nuk ka asnjë gjë të cilën lideri suprem i Kosovës, zoti Kurti të takohet me Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia… Ku kanë parë ata që zoti Kurti të takohet me Vuçiqin pa u kthyer të pagjeturit, pa u shpërblyer dëmet e luftës, pa u kthyer artefaktet kulturore e shumë të këqija të tjera që Serbia i ka bërë në Kosovë. Ku kanë parë ata që zoti Kurti pi kafe, ha kifle me Vuçiq pa kërkuar ai falje për krimet e Serbisë në Kosovë?”, ka thënë Nushi.

Ai ka theksuar se nuk mund të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë pa kërkuar falje kjo e fundit për krimet e kryera në Kosovë. Madje ai ka ironizuar me Kurtin duke thënë se ai i di gjërat “shumë herët dhe nuk ka mundësi të bëjë gabime”.

“Unë nga këtu ju bëj thirrje të mos i besojnë kësaj fotoje! Qytetarët tash e tutje duhet të bëjnë kujdes që çka do që shohin që bën ose nuk bën zoti Kurti të mos kenë mendimin e tyre pa e marrë konfirmimin e partisë… Nuk mund të takohet Kurti me Vuçiq, sepse ne aktivistët jemi ngrehur zvarrë në këto sheshe kundër këtyre negociatave. Ka me qindra e mijëra ditë burg të aktivistëve e vuajtje të shumta e dënime policore pikërisht që këto takime të mos ndodhin, dhe siç po e shihni takimi i tillë nuk ka ndodhur, andaj qytetarë rrini të qetë, sepse lideri është shumë i mençur dhe nuk bën kësi gabime”, ka thënë me ironi Nushi.

Ndryshe, Albin Kurti sot në Bruksel ka zhvilluar takimin e tij të parë me Aleksandar Vuçiq si pjesë e dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori