LAJMI I FUNDIT:

PSD aksion te Qeveria, paraqesin “letrën e dorëheqjes” për Liburn Aliun

PSD aksion te Qeveria, paraqesin “letrën e dorëheqjes” për Liburn Aliun

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aktivitet simbolik te objekti i Qeverisë së Kosovës.

PSD ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të ri të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi ai ka një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.


Teuta Rrusta nga PSD para mediave tha se LVV ka pasur qëndrim të mos pranojnë ministra me aktakuza, por që Liburn Aliu ka një aktakuzë.

“Ne sot kemi ndërmarr një aksion simbolik ku i kemi shkruar dy letra njëra për ministrin Aliu dhe një për Kurtin të cilët në diskutimin e fundit lidhur me korrupsionin nuk janë bërë të gjallë. Këto do të duheshin të ishin letra njëra e dorëheqjes dhe tjetra e pranimit të cilët kanë vendosur standarde të tilla se si duhet me funksionuar morale e shoqëria. VV-ja e ka pas temë qendrore korrupsionin dhe e ka adresuar në mënyrë të dobët duke e adresuar si çështje morale dhe ka vendosur standarde se nuk do të pranojnë ministra me aktakuza , por ministri Aliu e ka një aktakuzë dhe që nuk është përgjigjur dhe Kurti nuk ka bërë zë”, tha ajo.

PSD gjatë aksionit ka paraqitur dy letra të shkruara kinse nga kryeministri Albin Kurti dhe nga ministri Liburn Aliu, ku sipas PSD-së ato do të duheshin të ishin letrat e dorëheqjes së Aliut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori