LAJMI I FUNDIT:

PSD: 8 Marsi i grave është 8 marsi i protestës

PSD: 8 Marsi i grave është 8 marsi i protestës

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) përmes një komunikate dërguar mediave thotë se 8 Marsi ka në vëmendje gratë që u organizuan, ato që u arrestuan, ato që ngritën zërin, dhe ato që u vranë për shkak se mënyra e tyre e jetesës ishte edhe protestë.

PSD thotë se “Shumë përpjekje dhe fitore, disa humbje dhe shumë mësime; lot dhe gëzim; rrëfime vuajtjesh, djersë dhe vdekje. 8 marsi dhe nderimi i luftës për barazi, duhet ta ketë mundësinë e tij të aktualizimit dhe konkretizimit në kontekste e hapësira të ndryshme politike e socio-kulturore”.


“Së këndejmi, 8 Marsi në Kosovë i bashkohet protestave që kanë marrë përmasa mbarëbotërore që luftojnë për subjektivimin e gruas si e barabartë në privaten dhe publiken, si hapësira që nuk duhet të qëndrojnë as të ndara as të kundërta. Familja e mbyllur, me plot dhunë e abuzime nuk do të ishte e tillë pa një “kontratë” të heshtur shoqërore që patriarkalizmin e ruan pa e futur në konflikt me diskursin politikisht korrekt. Prandaj, duhet t’i ndriçojmë hapësirat e errësuara private ku dhuna gjinore e bën ligjin, por edhe ta dekonstruktojmë hapësirën publike të mbushur me ideologji”, thuhet në komunikatën e PSD-së

Tutje, PSD pohon se “në anën tjetër, romantizimi i rolit të gruas si nënë e si motër, si grua, ka dimensionin e tij eksplorues, por i cili fshihet prapa raporteve që obligojnë duke u thirrur në natyrën e gjërave”.

“Punësim dhe aktivizim – feminizmit që ka në qendër politikat e përfaqësimit, për të mos mbetur i kufizuar në elitat shoqërore duhet të përcillet me angazhim e politika përfshirëse që kanë në qendër gratë e periferisë dhe ato të zonave rurale.

Ne duhet të jemi në kërkim të praktikave të reja politike, pra të një udhë ku krejt çka njohim sot si rend normal i gjërave të përmbyset, në tërësi. Transformimi feminist kërkon një dalje prej përpjekjes për institucionalizim të kauzës. Përparimi në aspektin e drejtësisë sociale në nivel ligjesh është i domosdoshëm, por realiteti çdo here duhet të jetë hapa përtej.Nuk guxojmë që ilizioni që vije nga urgjenca për ndërrimin e kushteve të jetesës të ushqehet nga popullizmi në ardhje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori