LAJMI I FUNDIT:

Provoi të hidhet me veturë nga porti në traget për t’i ikur policëve (Foto)

Provoi të hidhet me veturë nga porti në traget për t’i ikur policëve (Foto)

Chase Campbell nga Kanadaja, ka menduar se ka aftësi sikur personazhet e filmave aksion dhe provoi t’ju ikte policëve, duke u hedhur nga porti në traget.

Për pasojë, Chevrolet Blazer është përplasur me pjesën e përparme dhe ka mbetur mbështetur për tavani, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ishte një aksident mjaft i rëndë, shoferi nuk ka marrë lëndime.

Nuk bëhen të ditura të gjitha rrethanat, as arsyeja pse po ndiqej nga forcat e rendit. /Telegrafi/