LAJMI I FUNDIT:

Provo shijen origjinale të picave italiane në Pomo

Provo shijen origjinale të picave italiane në Pomo

Një picë origjinale italiane nuk është një ushqim i rëndomtë. Ajo është një përzierje e shijeve sensacionale në një pjatë të vetme.

Një picë origjinale italiane kërkon përsosmëri në këto aspekte: në brum, në djathë, në përbërës dhe, e fundit por jo më pak e rëndësishme – kush e gatuan.


Brumi

Brumi i një pice origjinale italiane është më i lehtë në përbërës, më i hollë, më i fortë dhe më i shijshëm. Picat origjinale italiane kërkojnë lloj mielli të veçantë të njohur si tip ’00’, i cili  është miell i cilësisë më të lartë. Më tej, sasia e majas dhe e kripës në brum duhet të jetë e pagabueshme. Në fund, ajo duhet të gatuhet në një furrë me dru, në mënyrë që të ofrojë shijen e paharruar të picave italiane.

Djathi

Çka është një pica origjinale italiane pa djathë të freskët dhe të shijshëm për t’i dhënë picës shijen autentike! Për më tepër, nuk mund të ketë kompromis për cilësinë e djathit në picë. Djathi i keq nuk ndikon vetëm në autenticitetin e shijes së picës, por është gjithashtu i keq për shëndetin.

Përbërësit mbi petë

Përbërësit mbi petë duhet të jenë të freskët dhe të cilësisë së lartë, në veçanti perimet. Më tej, kombinimet e tyre mund të jenë të ndryshme varësisht nga pica që preferoni, por duhet pasur kujdes që kombinimet të jenë të duhura.

Kush e gatuan

Pjesa më e rëndësishme e një pice origjinale italiane është personi i cili e gatuan atë. Kuzhinieri duhet të jetë i trajnuar nga kuzhinier italian dhe i informuar mirë rreth picave dhe llojeve të tyre.

Picat origjinale italiane mund t’i gjeni në Kosovë vetëm në restaurantet Pomo. Picat nga Pomo ju bëjnë të ndjeni se po hani në një nga piceritë në Itali fal ofrimit të shijes autentike italiane.

(artikull i sponsorizuar)