LAJMI I FUNDIT:

Prova kryesore e vrasjes së Donjeta Pajazitajt dërgohet në SHBA për ekzaminim

Prova kryesore e vrasjes së Donjeta Pajazitajt dërgohet në SHBA për ekzaminim

Prova kryesore në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt është dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekzaminim.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se prova është dërguar përmes Ambasadës Amerikane dhe pas pranimit të raportit do të kryejnë veprimet ligjore për gjetjet e tij.


“Kjo provë është dërguar më herët në shtetin e Turqisë mirëpo nuk kemi pranuar rezultate të detajuara me ç’rast është dashur të dërgohet në SHBA. Ne jemi optimist se do të ketë të gjetura”, tha Nikçi për Kallxo.com.

Për vrasjen e Donjeta Pajazitajt më 2015, i dyshuari i vetëm, kushëriri i viktimës, Naser Pajazitaj, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në korrik të 2019.

Ky dënim ishte zbutur nga Gjykata e Apelit në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 35 vjetësh.

Në prill të këtij viti, Gjykata Supreme e kishte liruar nga akuzat për vrasje Naser Pajazitajn.

KGjK ia ofron mbi 61 mijë euro dëmshpërblim Naser Pajazitajt, ky i fundit refuzon pasi kërkoi mbi 1 milion
Lexo po ashtu KGjK ia ofron mbi 61 mijë euro dëmshpërblim Naser Pajazitajt, ky i fundit refuzon pasi kërkoi mbi 1 milion

Sipas aktakuzës së vitit 2017, përderisa Donjeta Pajazitaj ishte duke shkuar në punë, i akuzuari Naser Pajazitaj ishte ndalur me veturë dhe e kishte marrë Donjetën duke e dërguar tek vendi ‘Kroi i Lajthisë’.

Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri me dy plumba në kokë e kishte vrarë e më pastaj për të humbur gjurmët e tashmë të ndjerës, të njëjtën e kishte mbuluar me drunj dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Por për këto akuza, Gjykata Themelore në Pejë në mungesë të provave në vitin 2018 e kishte liruar Naser Pajazitajn nga akuzat, mirëpo me ketë vendim nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila kishte vendosur që çështjen ta kthejë edhe një herë në gjykim, që rezultoi me dënim me burgim të përjetshëm për Pajazitajn.

Naser Pajazitaj ka kërkuar 1 milion e 150 mijë euro dëmshpërblim për dëmin që pretendon se iu shkaktua gjatë kohë kur përballej me këto akuza.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që ta dëmshpërblejë Naser Pajazitajn me 61 mijë e 777 euro e 16 cen

Mirëpo, ky i fundit ka refuzuar këtë shumë duke këmbëngulur në shumën e kërkuar nga ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori