LAJMI I FUNDIT:

Prototipi misterioz nga Audi (Foto)

Prototipi misterioz nga Audi (Foto)

Shihet se është një crossover, por cili model mund të jetë

Sikur të gjithë prodhuesit edhe Audi është duke i zgjeruar të gjitha segmentet, me makina nga të gjitha format, transmeton Telegrafi. Që të mos largohet asnjë klient, e aq më pak të blejë Mercedes apo BMW.


Në përgjithësi, Audi ka mbetur mbas në segmentin e crossover, duke mos dhënë modele aq sa të tjerët. Modeli Q8 është lansuar shumë kohë më parë, ndërsa Q3 është prezantuar me ridizajnim të lehtë.

Megjithatë, ky prodhues gjerman mbetet e përkushtuar në crossover, së paku nëse bazohemi në këto fotografi të siguruara prej spiunëve.

Fotografitë shfaqin një prototip misterioz, për faktin se nuk dihet se çfarë emri mund ta mbajë.

Ekspertët e makinave, kanë vënë në listë të ngushtë spekulimet se është Q3 ose Q4, po ende askush nuk ka mund të thotë se cila është konkretisht. /Telegrafi/