LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit të indinjuar pas dhunimit të 11-vjeçares, kërkojnë dënim me vdekje për autorët

Protestuesit të indinjuar pas dhunimit të 11-vjeçares, kërkojnë dënim me vdekje për autorët

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Në këtë reagim qytetar nuk morën pjesë ndonjë prej figurave të njohura publike apo krerët e institucioneve shtetërore, ndonëse gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta.


Aktivistja Xheraldina Rexhepi, duke e quajtur ngjarjen si makabre, u shpreh se këto ngjarje tregojnë se shoqëria ka dështuar.

Duke u shpreh e bindur se do të ketë reagim institucional ndaj personave të dyshuar ajo tha se nuk po bëhet asgjë në drejtim të parandalimit të këtyre dukurive.

“Unë kam qenë dje shumë i indinjuar sepse është një ngjarje makabre e cila nuk ka ndodhur rastësisht, është ngjarje në të cilën nuk ka dështuar askush në atë që ka ndodhur, dje kemi dështuar të gjithë si shoqëri. Institucioni i parë shoqërisë sonë, familja, që se ka ditë ku e ka vajzën 7 orë, dhe familja e atyre djemve që ka rritur djem që iu është dukur në rregull që munden ta trajtojnë një fëmijë 11-vjeçare në atë mënyrë, duke e lënë të lirë sepse nuk kanë qenë as të vetëdijshëm për krimin që ka bërë…. Ne si shoqëri nuk jemi duke bërë asgjë, nuk mundemi me prit prej shtetit për t’i kryer këto punë, na secili prej vetes sonë duhet të fillojë ndryshimin në këtë shoqëri”, tha ajo.

Nga Ferizaj për të marrë pjesë në këtë protestë kishte ardhur edhe Shukri Retkoceri, i cili kërkoi nga krerët e shtetit që të reagojnë karshi dukurive të dhunimit.

Ai kërkoi hetim për prokurorët dhe gjyqtarët që merren me këto raste.

“Unë e lus Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun le t’i hulumtojnë pak prokurorët dhe gjyqtarët apo e kryejnë punën, apo i kryejnë detyrat sipas ligjit sipas Kushtetutës së Kosovës. Ky akt kriminal që ka ndodhur, ata dhunues e meritojnë varje këtu përpara bustit të Skënderbeut dhe më kurrë këso raste nuk ndodhin. Në Kosovë dhunimet po ndodhin me dhjetëra apo qindra herë për një mot mot… O prokurorë, o gjyqtarë a keni bre ju çika, a keni motra, a keni mbesa po me iu ndodh kështu juve në familjet tuaja…e lutja ime o prokurorë e gjyqtarë të Kosovës nëse nuk kryeni detyrat edhe punën se kryeni me ligj e me Kushtetutës zoti fytyrën ua marroftë”, u shpreh ky qytetar.

Lulzim Bexheti kërkoi nga qeveria që përmes edukimit të hershëm të parandalohen këto raste.

Ai iu bashkua kauzës që emrat e personave që tashmë dyshohen për dhunim të 11-vjeçares të bëhen publik.

“Jemi këtu prezent me shfaq një simpati ndaj vajzës së vogël që i ka ndodh rasti. Njëkohësisht të dënoj këtë si akt. Qoftë i fundit ky akt. E shohim se jemi pak veta këtu por ata që jemi, jemi me zemër dhe me shpirt. Për qeverinë kam dy fjalë, duhet shumë me punua nuk është vetëm arsimi që i ndalon këto gjëra, por është edukimi i hershëm edhe duhet me u shfaq në masë të madhe me emër me mbiemër konkret, është mjaftë këto me u fsheh”, theksoi ai.

Edhe ditën e nesërme me fillim nga ora 12:00 është paralajmëruar protestë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave.

Dhunimi i të miturës ngjalli reagim të shumta në shoqërinë tonë. Aktualisht deri tani janë arrestuar katër persona, kurse personi i pestë është në kërkim. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori