LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit në Hong Kong: Nuk ka rëndësi nëse është Krishtlindje, presim përgjigje

Protestuesit në Hong Kong: Nuk ka rëndësi nëse është Krishtlindje, presim përgjigje

Protestuesit antiqeveritar në Hong Kong marshuan nëpër qendrat tregtare të dekoruara në ditën e Krishtëlindjes ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori shkopinj për të shpërndarë turmat, transmeton Telegrafi.

Të paktën një person është arrestuar dhe një 16-vjeçar ra nga çatia e një restoranti pasi policia e trembi atë në aksionin e shpërndarjes së protesutesve.


Ai është në një gjendje të qëndrueshme.

Demonstratat në mbarë qytetin ishin planifikuar të ndërpriteshin për Krishtlindje, por ashtu nuk ndodhi.

“Qeveria ende nuk është përgjigjur ndaj kërkesave tona”.

“Konfrontimi pritet, nuk ka rëndësi nëse është Krishtlindje”, tha një protestues që nuk dëshironte të emërohej.

“Jam i zhgënjyer që qeveria ende nuk iu përgjigj asnjë prej kërkesave tona … Ne vazhdojmë të dalim edhe nëse nuk kemi shumë shpresë”, shtoi ai.

Qindra protestues, shumë të veshur me të zeza dhe me maska ​​në fytyrë, brohoritën parullat si “Çlirone Hong Kong-un”!

Me sa duket nuk pati përplasje të mëdha, por policia përdori gaz lotsjellës për herë të parë në dhjetor më 24 dhe 25. /Telegrafi/