LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit në Francë spërkatën me bojë të kuqe objektin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas kushteve të mjerueshme

Protestuesit në Francë spërkatën me bojë të kuqe objektin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas kushteve të mjerueshme

Protestuesit në Francë i hodhën bojë të kuqe objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, si shenjë proteste ndaj kushteve spitalore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një grup i aktivistëve spërkatën ndërtesën të shtunën, pasi akti synonte të simbolizonte gjakun e njerëzve që ndërruan jetë nga coronavirusi.


“Për vite me radhë, punonjësit e shëndetësisë paralajmëruan për faktin se nuk kanë mjete të mjaftueshme, për sa i përket shtretërve dhe pajisjeve të tjera”, tha Aurelie Trouve, një aktiviste e grupit.

Sipas tyre stafi i kujdesit shëndetësor po kërkon paga më të larta, dhe kushte më të mira pune. /Telegrafi/