LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet një polic në protestën e veteranëve në Kuvend

Lëndohet një polic në protestën e veteranëve në Kuvend

E plotësuar: Një zyrtar policor raportohet të jetë lënduar në protestën qe po mbahet në oborrin e Kuvendit, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Anëtarë të njësive policore po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit, derisa policia pak më herët ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.


Veteranët janë duke tentuar që të hyjnë brenda objektit të Kuvendit. Ata po kundërshtojnë mos përfshirjen e veteranëve në Projektligjin për Pagat.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka dalë para protestuesve duke u munduar t’i qetësojë veteranët e UÇK-së.

“Ju keni të drejtë në çdo gjë, por një gjë ta dini, mos gaboni t’i dëmtoni këto institucione. Këta policë që janë të detyruar ta mbrojnë institucionin, janë tanët. Nuk është dashur t’iu nxjerrin në rrugë”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, veteranët kanë kërkuar që kësaj proteste t’i bashkëngjiten edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

—-

Protestuesit e OVL e UÇK-së tentojnë të futen brenda objektit të Kuvendit

Protestuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, pas protestës para Kuvendit kanë hyrë në oborrin e këtij institucioni pavarësisht që aty ishin vendosur pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Masa tani po bënë përpjekje për tu futur brenda në objektin e Kuvendit, në shenjë revolte për heqjen e kësaj kategorie nga ligji për pagën minimale.

OVL e UÇK-së paralajmërojnë vazhdim të protestave: Pushteti po dëshiron të na heq nga ligji për pagën minimale
Lexo po ashtu OVL e UÇK-së paralajmërojnë vazhdim të protestave: Pushteti po dëshiron të na heq nga ligji për pagën minimale

Policia ka vendosur kordonin e saj në hyrje të Kuvendit dhe është e vendosur të mos lejoj futjen e protestuesve brenda objekti.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku në protestën e organizuar sot, tha se pushteti aktual po dëshiron ti largojë veteranët nga paga minimale.

“Ky pushtet po dëshiron që ti heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale. Deputetët duhet t’ju shërbejnë interesave të atyre që i sollën në ulëse të kuvendit, e jo interesave të politikës ditore”, u shpreh Klinaku.

Ai tutje shtoi se për lirinë për të cilën luftuan do të jenë të gatshëm të mobilizohen sa herë të jetë nevoja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori