LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit e dhunshëm ju kthehen rrugëve të Shkupit, vazhdojnë me ofendimet për shqiptarët (Video)

Protestuesit e dhunshëm ju kthehen rrugëve të Shkupit, vazhdojnë me ofendimet për shqiptarët (Video)

Protestuesit e dhunshëm që lënduan deputetët e shumicës së re parlamentare dhe gazetarët, sot përsëri kanë dalë rrugëve për të protestuar për, siç thonë ata, Deklaratës së Partive shqiptare dhe kundër rrezikimit të unitetit të shtetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga protestuesit këndohen këngë patriotike dhe folklorike por mbi të gjitha ofendohen shqiptarët dhe Shqipëria.


Nuk shihen tentime për të hyrë në Kuvend por vetëm parakalim në formë proteste.

Disa nga fytyrat e njohura që u panë edhe në ”Pushtimin e Kuvendit” të enjten e kaluar, shihen edhe sot. /Telegrafi/