Sindikata e pavarur e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka mbajtur sot një protestë njëorëshe, ku kanë shprehur shqetësimet e tyre për padrejtësitë që sipas tyre po u bëhen nga menaxhmenti i këtij aeroporti.
Ndër kërkesat që punëtorët kanë është kompensimi dhe beneficionet e tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendit të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesa e shujtës.
Kryetari i Sindikatës Bashkim Latifi, ka thënë se prej ardhjes së turqve në krye të aeroportit të Prishtinës ka filluar shkelja e të drejtave të punëtorëve.
Po ashtu, ai thotë se qysh në vitin e parë ishte larguar nga puna kryetari i atëhershëm i sindikatës, e sipas tij kjo është bërë që të shuhet zëri sindikal.
“Prej fillimit të koncensionimit të Aeroportit të marr nga Limak-u të drejtat elementare të punëtorëve kanë shkuar drejtë një degradimi, trajektorja e zhvillimit ka shkuar drejtë shkuarjes teposhtë drejtë të mirave materiale dhe shtypjes së punëtorëve”, tha ai.
Latifi ka treguar se cilat janë kërkesat që punëtorët kërkojnë që menaxhmenti i Aeroportit t’i plotësojë, e që sipas tij janë të drejta elementare.
“Kërkesa e parë është kompensimi dhe benefitet e tjera për rrezikshmërinë, pushim vjetor dhe përvoja e punës, për detyra dhe punë me shërbime që janë të ekspozuara direkt në dëmtimin e shëndetit të punëtorit sipas ligjeve në fuqi… E dyta, është të bëhet eliminimi i diskriminimit në pagë tek sektorët e njëjta, punëtorë të njëjtit sektor, për orë punë, licencë të njëjtë, sepse ajo është diskriminim që mund të argumentohet në cdo moment kur menaxhmenti nëse është me vullnet me i evidentua dhe me i heq kur të duan e bëjmë një komision të jashtëm dhe i argumentojmë që ka shkelje, kjo është diskriminim. Kërkesa e tretë është pagesa e shujtës, pagesë të cilën punëtorët e kanë gëzuar edhe para luftës, por me ardhjen e Limak-ut ajo pagesë nuk ekziston…Kërkesa e katërt është pagesa për përvojën e punës, sepse punëtorët janë lodhur, janë harxhuar dhe ësh të e rregulluar me kontratën kolektive që është kanë në fuqi dhe nuk është zbatuar. Kërkesa e pestë është orët e vikendit të paguhen”, tha ai.
Po ashtu, kryesindikalisti Latifi ka përmendur disa nga padrejtësitë që sipas tij u janë bërë punëtorëve nga menaxhmenti i Aeroportit, derisa ka theksuar se ka edhe diskriminim gjinor.
“Nuk ka shkelje më të rëndë sesa në një vend të punës që punojnë dy punëtorë për të njëjtat orë, për të njëjtin kualifikim, për të njëjtën përgjegjësi, por ai në një karrige aty unë në një këtu, unë i marr 450 euro ai tjetri 300 euro. Është edhe diskriminim gjinor sepse ka raste aq shumë në Aeroport kur një punëtore e gjinisë femërore merr 300 euro dhe një punëtor i gjinisë mashkullore i merr 450 euro, për të njëjtën punë dhe orë të punës. Këtu është ajo shkelja më flagrante”, tha ai.
Ai thotë se të gjitha këto kërkesa i kanë adresuar tek menaxhmenti qysh në mars të këtij viti, por që sipas tij kanë marrë një përgjigje se ujë, kafe dhe sheqer u japin pa kufi, ndërsa thotë se në letër u është thënë se nuk kanë të drejta të tjera.
Pas protestës së sotme, kryetari i sindikatës Bashkim Latifi, thotë se manaxhmenti ka një afat prej 10 ditësh që të përmbushë kërkesat e tyre, e në rast se nuk përmbushet do të shkojnë në greva njëorëshe e për të vazhduar me grevë gjithë-ditore.
“Me datën 19 të këtij muaji fillimisht do të ketë një grevë 1 orë… dhe nëse nuk reflektohen prapë menaxhmenti me u ul me i diskutua të drejtat e punëtorëve, me diskutua me sindikatën për të drejtat e punëtorëve, neve të nesërmen me datën 20 do të shkojmë në grevë 2 orëshe. Nëse nuk reflektojnë as ditën e dytë, neve ditën e tretë me 21 do të shkojmë me grevë një ditore”, tha ai.
Latifi bëri të ditur se pas grevës së sotme ata nuk janë ftuar nga menaxhmenti për të diskutuar për kërkesat e tyre, madje ai thotë se është e habitshme injorimi dhe heshtja e tyre.
Megjithatë, zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot përmes një konference për media kanë deklaruar se kërkesat e punëtorëve janë të pabazuara dhe joligjore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre