LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë profesorët e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, kërkojnë rrogat e nëntorit

Protestojnë profesorët e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, kërkojnë rrogat e nëntorit

Në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë mëngjesin e sotëm në shenjë proteste nuk janë mbajtur dy orët e para të mësimit.

Profesorët protestojnë pasi ende nuk kanë pranuar pagën e muajit nëntor, kërkojnë që deri të premten të lëshohen pagat, në të kundërtën thonë se do të ashpërsojnë grevën.


“Kësaj radhe me të vërtet është vonesa e madhe dhe kemi frikën se kësaj radhe mund të jetë dhe më e madhe ose mund të jetë e humbur edhe rroga, për shkak se pagesat bëhen në afat të caktuar deri tek organet e financave” Jeton Kamberi, kryetar i Këshillit të Shkollës

“Apelojmë deri te ministri, nëse mundet edhe ai të përfshihet personalisht, për këta ditë, deri të premten, është i shkurtër afati, e dimë, që edhe ne të mund t’i presim festat me rrogë, ja me rrethin më të ngushtë të familjes”, deklaroi Marko Rafaellovski, profesor i gjuhës gjermane.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se gjatë ditës së sotme pritet të lëshohen pagat.

“Sa i takon për rrogën e “Kiril Pjeçinoviqit”, më në fund edhe kjo punë u zgjidh: Nga gjysëm vjetori dyte s’do ketë probleme me rrymën dhe pagën. Këtë muaj ka ndodh vonesë për arsye se është marre dhe paga e 13 dhe ka pasur nevojë për plotësim me mjete. Dokumentacionin për pagën edhe që ditën e premte i kompletuar është në procesim gjithçka është dërguar tek thesari dhe çdo moment pritet të kaloj”, tha Jeton Shaqiri, ministër në MASH./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori