LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë ish-punëtoret e Fabrikës së gypave

Protestojnë ish-punëtoret e Fabrikës së gypave

Ish-punëtoret e Fabrikës së Gypave të Ferizajt sot protestuan para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar kompensimin e shumës prej 25 milionë eurosh.

Po ashtu ata patën takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili premtoi për arritjen e një memorandum të marrëveshje mes qeverisë dhe shoqatës sindikale të ish-punonjësve të Fabrikës së Gypave.


Në këtë takim u bë e ditur se borxhi që ka fabrika ndaj këtyre 912 punëtorëve në shumë prej 25 milionë euro do të kompensohet.

Sipas ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj e gjithë kjo vjen pas privatizimit të kësaj fabrike pa pëlqimin e punëtorëve.

Ndryshe, kërkesa e këtyre punëtorëve, është që autoritetet kompetente t’iu ndajnë mjetet nga privatizimi i Fabrikës së Tubave, ku ata kanë punuar.

Fabrika e Gypave në Ferizaj është privatizuar në vitin 2007, me metodën e spin-off-it special. Por, ish-punëtorët, konsiderojnë se mbi 25 milionë euro u takojnë atyre.

Në favor të këtyre punëtorëve kishte vendosur edhe Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë vendosi që dhënia e mjeteve të ekzekutohet nga Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit. /Telegrafi/