LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë banorët serbë në Dren të Leposaviqit, Elshani: Nuk ka bllokim rrugësh

Protestojnë banorët serbë në Dren të Leposaviqit, Elshani: Nuk ka bllokim rrugësh

Të mërkurën kishin nisur punimet për ndërtimin e një stacioni të policisë kufitare në fshatin Dren të Komunës së Leposaviqit, por të cilat u ndërprenë për shkak të një proteste të qytetarëve serbë.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili është edhe koordinator i këtij aksioni, në një prononcim për Telegrafin ka thënë situata është e qetë.


Sipas tij, sot nuk ka pas punime, por protesta të qytetarëve pasi ka pas punime të mërkurën.

Veton Elshani, nënkoloneli i Policisë së Kosovës

Elshani mohoi se ka bllokim rrugësh nga qytetarët e komunitetit serb, në këtë pjesë të vendit.

Serbët protestojnë kundër shpronësimit të tokës në Komunën e Leposaviqit
Lexo po ashtu Serbët protestojnë kundër shpronësimit të tokës në Komunën e Leposaviqit

“Nuk ka pas punime sot. Ka Protesta të qytetarëve në hyrje të vendit ku ka pas punime dje. Nuk ka bllokim rrugësh”, ka thënë Elshani.

Sipas tij, ata janë duke qëndruar në Leposaviq në pritje të ndonjë vendimi nga eprorët e tyre.

“Ne jemi aty në pritje të vendimeve të tjera nga eprorët tonë”, ka thënë Elshani.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Telegrafin se aty është paraparë të ndërtohet një stacion kufitar policor.

“Referuar kërkesës suaj në lidhje me nisjen e punimeve në fshatin Dren në Komunë të Leposaviqit, ju njoftojmë se në këtë lokacion është duke u ndërtuar stacion i policisë kufitare, me qëllim të ofrimit të sigurisë së qytetarëve, menaxhimit kufitar dhe parandalimit të kontrabandës në këtë zonë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, më 16 janar 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori