LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë banorët e Bukoviqit të komunës së Sarajit, nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm (Video)

Protestojnë banorët e Bukoviqit të komunës së Sarajit, nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm (Video)

Rreth 200 banorët të fshatit Bukoviq të komunës së Sarajit dolën në protestë për shkak të mungesës së ujit. Ata thonë se me këtë problem po ballafaqohen gjatë kohë, ndërsa janë detyruar që të bllokojnë rrugën në hyrje të Sarajit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Gati një muaj e gjysmë pikë uji nuk kemi këtu në fshat, as të pijshëm as asgjë, fare. Ja si e shihni edhe vetë, mbushim nëpër fshatra tjerë, i marrim me vetë shishet dhe ashtu. Ndihmë kemi kërkuar por ja ujë ende nuk kemi”.


Banorët fajësojnë komunën për neglizhencë të punimeve për rregullimin e ujësjellësit në këtë fshat, që gjendet vetëm disa kilometra nga burimi i Rashçës, nga i cili furnizohet me ujë Qyteti i Shkupit.

Kryetari i komunës, Bekim Murati sot ishte i pakapshëm për mediat, por ai një javë më parë i kontaktuar nga TV21 theksoi se ky problem ka komplet tjetër konotacion. Sipas tij, banorët nuk e paguajnë ujin që shpenzojnë. Kryetari i kësaj komune madje tha se banorët e kësaj zone, ka 3 vjet që nuk i shlyejnë faturat e borxheve. Murati porositi që sa më parë, të paguhet borxhi aq më parë edhe do t’u kthehet uji.

Por kryetari i këshillit protestues ka përgënjeshtruar pohimet e kryetarit të komunës.

“Sa i përket deklaratës së kryetarit, Bekim Murati javë më parë dhënë televizionit 21 në protestën e kaluara se ne kinse nuk kemi paguar faturat dhe kemi borxhe, ne si banorë të fshatit Bukoviq e demantojmë dhe i apelojmë kryetarit Bekim Murati se si mund të paguajmë fatura për një shërbim që nuk na mundësohet. Këtë më mirë e shpjegon përgjigja e ndërmarrjes “Ujësjellësi” Shkup më datë 03.05.2016”, thotë Mevlan Lutfiu, kryetar i këshillit protestues.

Banorët e Bukoviçit theksojnë se nëse problemi me ujin do të vazhdoj të mos ketë zgjidhje, ata do të detyrohen që fëmijët e tyre mos t’i lejojnë të shkojnë në shkollë, për shkak se edhe aty nuk ka ujë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori