LAJMI I FUNDIT:

Banorët protestojnë në Vushtrri për mos vendosjen e semaforëve dhe pengesave

Banorët protestojnë në Vushtrri për mos vendosjen e semaforëve dhe pengesave

Disa qytetarë kanë dalë të premten për të protestuar në Vushtrri për mos vendosjen e semaforëve dhe pengesave te udhëkryqi i rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, që lidhet me rrugën “Shote Galica”.

Sipas qytetarëve mos vendosja e semaforëve dhe pengesave në rrugë rrezikojnë këmbësorët si dhe automjetet.


“Arsyeja e protestës është mos vendosja e semaforëve dhe pengesave në rrugë ku po rrezikohen këmbësoret dhe automjetet”, ka thënë një qytetarë për Telegrafin.

Ndërkaq, përmes disa fotografive që ka siguruar Telegrafi, shihen disa qytetarë dhe një veturë e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/