LAJMI I FUNDIT:

Protestohet në Mitrovicë për vdekjen e Betina Ymerit, nëna: Çdo rast dhune të hetohet deri në fund

Protestohet në Mitrovicë për vdekjen e Betina Ymerit, nëna: Çdo rast dhune të hetohet deri në fund

Familjarë, miq, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të tjerë, kanë protestuar sot para Gjykatës Themelore në Mitrovicë për shkak të rastit të 19-vjeçares, Betina Ymeri, e cila më 8 shtator dyshohet se i dha fund jetës pas kërcënimeve nga fejuari i saj.

Protestuesit ju bën thirrje institucioneve përkatëse që rastin ta trajtojnë me prioritet dhe profesionalizëm, në mënyrë që ngjarja të zbardhet sa më shpejtë dhe fajtori të marrë dënimin e merituar.


Në këtë protestë u tha mes tjerash se vdekja e Betinës do të mund të parandalohej sikur institucionet të ishin funksionale për gratë dhe t’ju ofrojnë më shumë siguri për të raportuar dhunën ndaj tyre.

Protestuesit mbanin pankarta në duar me mbishkrimet “Mos t’ndodhë ma”, “Nuk ka dështu nana, ka dështu shteti”, “Fol me çikën si me djalin”, “Vetëvrasja nuk vjen nga qielli”, etj.

Nerimane Ferizi, aktiviste e shoqërisë civile, tha para të pranishmëve se janë mbledhur sot për të thënë përfundimisht se asnjë vajzë e grua nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës, të ndjehet e pashpresë dhe asnjë vajzë e grua të mos vritet nga një burrë.

Sipas saj, sot më shumë se kurrë është e domosdoshme nevoja për solidaritet dhe mbështetje ndaj vajzave dhe grave.

“Ne jemi mbledhur këtu për të thënë përfundimisht asnjë më, asnjë vajzë e grua të jetojë me tmerrin dhe frikën e dhunës. Asnjë vajzë e grua të mos vritet nga një burrë. Asnjë vajzë e grua të mos ndihet vetëm dhe e pashpresë. Sot më shumë se kurrë është e domosdoshme të thërrasim për solidaritet e mbështetje të vajzave e grave. T’ju besohet vajzave e grave. T’ju dilet në ndihmë atyre. Andaj e theksojmë për familjarë, kojshi, kalimtarë, kudo që e shihni dhunën raportojeni. Bëhuni në anën e viktimës e jo të dhunuesit. Dhuna ndaj vajzave e grave është krim. Trajtojeni si të tillë. Pra, sot po kërkojmë që kjo gjykatë të trajtojë rastin e Betinës me prioritet dhe t’i jap dënim meritor fajtorit”, ka thënë Ferizi.

Në anën tjetër, Fatime Ymeri, nëna e të ndjerës, ka bërë thirrje të gjitha nënave dhe grave që rastet e dhunës t’i raportojnë në polici.

“Lus çdo nënë, çdo femër, e cila heton dhunë sado pak, të lajmëroj rastin në polici dhe lus gjykatën t’i shkojë drejtësisë deri në fund, e jo të kërkojë ryshfet”, theksoi ajo.

Gjatë protestës e cila zgjati rreth një orë, u lexua një poezi dedikuar Betinës, vargjet mallëngjyese të së cilës përlotën shumë të pranishëm.

Ndryshe, Betina Ymeri nga fshati Vinarc i Mitrovicës, dyshohet se i dha fund jetës për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj L.SH. (19), i cili është arrestuar nga policia. /Kp/Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori