LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i viktimës në Gjakovë: Shteti e ka neglizhuar çështjen e motrës sime (Video)

Vëllai i viktimës në Gjakovë: Shteti e ka neglizhuar çështjen e motrës sime (Video)

E plotësuar: Në Gjakovë po mbahet protesta e organizuar nga Rrjeti i Grave pas vrasjes së gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës.

Marshi ka nisur nga parku i qytetit në drejtim të Çarshisë së Vjetër në Gjakovë, me brohoritjet ‘Edhe sa thirrje të humbura’, ‘Nuk ka paqe pa drejtësi’, ‘Dorëheqje kush e garanton drejtësinë’, ‘Jepni llogari’, ‘Duam siguri’, ‘Boll jetima kem prej luftës’ është thënë nga protestuesit.


Shkëlzen Marku, vëllai i gruas së vrarë Valbona Marku, tha shteti i ka neglizhuar dhe nuk është marr me ta.

Sipas tij, pas të pamës do vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për motrën dhe mbesën e tyre.

Ai u shpreh se nëse shteti i Kosovës nuk vepron asgjë, atëherë drejtësi do kërkojnë edhe në shtetin e Shqipërisë, raporton KP.

Ndërkohë në Prishtinë Policia dhe prokuroria në një konferencë për media kanë thënë se viktima Valbona Marku nuk ka dashur mbrojtjen e Policisë edhe pse ishte kërcënuar nga burri i saj, Pjetër Nrecaj.

Valbona Marku dhe  vajza e saj 9 vjeçare është vrarë  më 7 gusht në shtëpinë e babait të saj në Brekoc të Gjakovës nga Pjetër Nrecaj, i cili tashmë gjendet në paraburgim.

I biri i Valbonës: “Të dua nënë” (Foto)

E plotësuar: Marshi protestues me kërkesë të familjes të së ndjerës Valbona Marku ka vazhduar deri tek stacioni i Policisë në Gjakovë.

Protestuesit kërkuan drejtësi dhe burgim për policët. Pjesë e marshit janë edhe familjarët dhe fëmijët tjerë të së ndjerës.

Në marshin protestues kanë marrë pjesë edhe fëmijët e viktimës. Djali i saj mbante në dorë një letër me mbishkrimin “I love you mom”.

Protestuesit po kërkojnë drejtësi edhe për të gjitha viktimat që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje.

Protestohet në Gjakovë: Mjaft më me vrasjen e vajzave dhe grave

Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës, sot po protestojnë në Gjakovë për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40 vjeçare dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.

Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës.

Të pranishme në protestë e pranishme është ish-presidentja Atifete Jahjaga, deputetet Mimoza Kusari-Lila, Teuta Haxhiu, Fitore Pacolli etj.

Qytetarët në këtë protestë po mbajnë parulla si “Reagoni në kohë”, “Mos shfajësoni fajtorët”, “Duam drejtësi” etj, ndërsa disa nga të pranishmit kanë veshur bluza me fotografinë e të ndjerës Valbona Marku Ndrecaj, e cila para disa dite u vra nga bashkëshorti i saj.

“Individ e aktivistë/e nga shoqëria civile, të bashkuar/a kërkojmë t’i japim fund dhunës dhe t’u themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme ‘Mjaft më me arsyetime’!”, thuhet më tej.

“Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori