LAJMI I FUNDIT:

Protestohet kundër diskriminimit të grave dhe komuniteteve në punë

Protestohet kundër diskriminimit të grave dhe komuniteteve në punë

Të punosh sot në Kosovë, ndonëse në kushte çnjerëzore, është privilegji racor, pasi në vendin tonë të jesh grua, person LGBTI+, i ndonjë race tjetër apo me nevoja të veçanta, je i papërshtatshëm edhe për t’u konsideruar si punëtore.

Kështu u tha në protestën nën thirrjen “Liri, Barazi, Solidaritet”,, të organizuar nga blloku anti-kapitalist i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.


“Poshtë oligarkët ekonomikë”, “Puna e paguar e grave mbanë shtetin”, “Puna në Kosovë dëmton seriozisht shëndetin”, ishin disa prej pankartave që mbanin në duar protestuesit. Protesta nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar te Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e deri te Qeveria e Kosovës.

Njëra nga anëtaret e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, ka thënë se protesta është qëndrim politik sepse punëtorët janë ata që e mbajnë gjallë Kosovën.

Ajo është shprehur se që dy dekada punëtorët rëndohen nga shtypja e korporatave dhe asgjësimi institucional.

“Që nga punëtoret gra që i kryejnë të gjitha punët e riprodhimit shoqëror që kanë mbete padrejtësisht në duar të tyre të papaguara, e deri tek puna që bëhet në fabrika, miniera, markete, qendra tregtare, call centers e shkolla, mbahet gjithë struktura ekonomiko-politike e jona. Megjithatë, të mirat që prodhohen nga ato/ata, me bollëk i shijon veç 1 për qindëshi i shoqërisë, kapitalistët të cilët rritën çdo ditë më shumë duke ua rrjepur punën atyre…Ky sistem kapitalist i qeverisur nga një mendësi neoliberale, e cila copëzon e sendëzon njeriun, është duke degraduar çdoherë e më shumë punëtorinë. Përveç plaçkitjes së vazhdueshme të punës, ky sistem është e vetmuar çdoherë e më shumë punëtorinë, duke e lenë pa shpresë në mjerimin e shkaktuar nga vetë sistemi. …Të jesh grua, person LGBTI+, i ndonjë race tjetër, me nevoja të veçanta, je i papërshtatshëm edhe për t’u konsideruar si punëtore, kjo pasi ky sistem në të cilin ne gjendemi e që është sistemi patriarkale-kapitalist, është sistem i dhunës, i përçarjes, disiplinimit e shtypjes së shumicës në favor të pakicës. Ky sistem nuk mund të sanohet me asnjë ndërhyrje neoliberale, dominonte në politikat e pas-luftës në Kosovë, të cilat veç synojnë t‘a blejnë fare lirë heshtjen e punëtorëve” tha ajo.

Një tjetër protestues i kësaj organizatë, ka thënë që sistemi ekonomik e politik në Kosovë është racist e diskriminues. Ai ka shtuar që shtypja klasore e racore, janë produkte të një sistemi kapitalist dhe që shumë punëtorë po ngacmohen dhe po vriten në vendet e punës.

“Të punosh sot në Kosovë, ndonëse në kushte ç ‘njerëzore, është privilegji racor. Ne jemi në një ekonomi neo-liberale e cila është e organizuar në mënyrë thellësisht të padrejtë për komunitetet e identitete të caktuara. Të jesh romë, egjiptian apo ashkali në Kosovë, me automatizëm t’i privohesh nga e drejta për të punuar ose edhe kur punësohesh, akomodohesh në punët më denigruese e më keq të paguara. Kjo pasi që ky sistem ekonomik e politik në të cilin ne jetojmë është thellësisht racist, diskriminues e poshtërues. Kapitalizmi, të cilin ne sot po e denoncojmë, shumicën prej nesh na lë të keq ushqyer, të rraskapitur nga puna, të vjedhur, të thyer e të vetmuar. Punëtorja e punëtori sot punojnë me orare të zgjatura, shtypen sistematikisht, ngacmohen e here edhe vriten në vend të punës”, tha protestuesi.

Protestës iu bashkua edhe 15-vjeçarja Esra Syla, e cila edhe pse nuk kishte lindur në Kosovë, akuzoi ish drejtuesit e institucioneve për degradimin e shtetit të Kosovës.

Ajo është shprehu se edhe pse mosha e saj nuk është ende për të protestuar, protesta të tilla është dashur të bëhet shumë më herët.

“Vlerësojë të gjithë juve këtu sot, vlerësojë edhe punën e palodhshme të punëtorëve, por kjo protestë është e duhur të organizohet shumë kohë më parë. Nuk duhet ta gjykojmë kryeministrin tonë, Albin Kurti për mos punën e tij, pse, sepse fajin e kanë ata që kanë qenë përpara në shtet si Hashim Thaçi e Isa Mustafa, faji iu takon atyre dhe jo neve, ata e vendosen shtetin deri në këtë pikë, ata e shteruan shtetin”, tha ajo.

Protestuesit shtuan se do të vazhdojnë të protestojnë deri në projektimin e një organizimi politik e ekonomik, ku punëtorët janë të lirë nga çdo forme e shtypjes. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori