Në Gjakovë sot me 23.11.2025 është mbajtur një protestë, për të kërkuar drejtësi për 25 vjeçaren Daorsa Spahija, e cila ditë më parë u gjet e vdekur në një objekt në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar duke kërkuar drejtësi, pasi që në disa media është raportuar se vdekja e saj mund të jetë e dyshimtë.


25 vjeçarja Daorsa Spahija me 05.11.2025 u gjet e vdekur në një objekt në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, atje ku ishte duke studiuar për mjekësi.

Deri më tash autoritetet maqedonase kanë dhënë shumë pak detaje rreth hetimeve për vdekjen e studentes nga Gjakova.