LAJMI I FUNDIT:

Protestë e punonjësve të shëndetësisë: Nuk kemi kohë që autoritetet të mos dëgjojnë

Protestë e punonjësve të shëndetësisë: Nuk kemi kohë që autoritetet të mos dëgjojnë

Punëtorët e shëndetësisë mbajtën protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në shenjë pakënaqësie me aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes Kolektive. Me këtë aneks parashihet pagat e të gjithë punonjësve të rriten me 15%, sipas rritjes së pagës minimale në muajin mars.

Ata thanë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre dhe nëse nuk realizohen do të organizojnë protestë edhe më të madhe.


“Protesta e sotme është për të dërguar mesazh për pakënaqësinë tonë për atë që nuk ndodhi, dhe ajo është mos nënshkrimi i aneksit, dhe e dyta është ajo që duhet bërë, nëse nuk bëhet, sot jemi ky numër, nesër do të jemi më shumë, ne nuk tërhiqemi në pjesën e asaj që duhet të realizohet pra të nënshkruhet aneksi i marrëveshjes kolektive”, tha Lubisha Karanfilovski – Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë.

Në protestë foli edhe Danica Stojkova, infermiere në Klinikën e Gjinekologjisë, e cila ka theksuar largimin e infermierëve dhe stafit mjekësor.

“Valorizimi i infermierëve dhe personelit tjetër të punësuar në objektet mjekësore duhet të punohet pak më shumë për këtë çështje, sepse pagat realisht nuk arrijnë askund. Nëse dikujt nuk i dalin 4000 euro për një muaj imagjinoni sa janë 40000 denarë për një familje në muaj”, pohoi Danica Stojkova, infermiere në Klinikën Gjinekologjike.

Sindikata përkujtoi edhe shqetësimin për eksodin e stafit mjekësor jashtë vendit.

“Ka një eksod të madh në shëndetësinë tonë. Kemi dalje maksimale në të gjitha profilet. Është koha që të gjitha partitë politike të vënë gishtin në kokë. Mos e çojmë veten deri në atë pikë që të importojmë punonjës shëndetësorë dhe staf nga vendet e treta”, theksoi Predrag Serafimovski – Sindikata e Qendrës Klinike.

Gjatë protestës përfaqësuesit e Sindikatës u thirrën në takim me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori