LAJMI I FUNDIT:

Protestat për ‘Trepçën’, kërkohet shkarkimi i menaxhmentit dhe anëtarit të riemëruar të bordit

Protestat për ‘Trepçën’, kërkohet shkarkimi i menaxhmentit dhe anëtarit të riemëruar të bordit

Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së objektit të menaxhmentit të “Trepçës” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me mos shkarkimin e menaxhmentit të “Trepçës” nga ana e qeverisë së vendit, si dhe me riemërimin e njërit nga anëtarët e vjetër të bordit, në bordin e ri.

Arsim Musa, nga këshilli protestues, ka bërë të ditur se riemërimi i Shyqyri Sadikut në bordin e ri, për ta është i papranueshëm.

Sipas tij, protestuesit do presin këtë javë shkarkimin e menaxhmentit dhe përmirësimin e vendimit për emërimin e Shyqyri Sadikut anëtar të bordit, në të kundërtën paralajmëruan vazhdimin e protestave, deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

Brenda një muaji, Kurti shkarkoi dhe emëroi bordet e ndërmarrjeve publike "Telekomi" dhe "Trepça" - pa bord mbetet "Infrakos"
Lexo po ashtu Brenda një muaji, Kurti shkarkoi dhe emëroi bordet e ndërmarrjeve publike "Telekomi" dhe "Trepça" - pa bord mbetet "Infrakos"

“Qeveria e Kosovës ka ndërmarr hapat e duhur qysh në fillim, k a bërë shkarkimin e bordit, mirëpo ne nga fillimi kemi pasur marrëveshje se në bordin e ri të mos emërohet asnjë njeri nga bordi i kaluar sepse për shkak të performancës së dobët dhe keq menaxhimit, ata janë shkarkuar. Qeveria nuk e di me vendim të drejtë apo të padrejtë, të premten e kaluar në bordin e ri e ka riemëruar Shyqyri Sadikun, i cili është i papranueshëm për ne. Po presim këtë javë që të shkarkohet ky menaxhment dhe të bëhet përmirësimi i këtij aktvendimi që është në kundërshtim me vetveten”, ka thënë Musa, për KosovaPress.

Protesta që zgjati rreth gjysmë ore u zhvillua e qetë, ndërsa pjesëtarë të policisë kanë vëzhguar gjatë gjithë kohës situatën nga afër.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori