LAJMI I FUNDIT:

Brenda një muaji, Kurti shkarkoi dhe emëroi bordet e ndërmarrjeve publike “Telekomi” dhe “Trepça” – pa bord mbetet “Infrakos”

Brenda një muaji, Kurti shkarkoi dhe emëroi bordet e ndërmarrjeve publike “Telekomi” dhe “Trepça” – pa bord mbetet “Infrakos”

Në muajin e parë të qeverisjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës”, Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës-Infrakos” dhe drejtorët e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”.

E, pas shkarkimeve që ka bërë, kryeministri Kurti gjatë ditë së sotme ka emëruar borde të përkohshme në ndërmarrjen publike “Telekomi i Kosovës”, dhe në ndërmarrjen publike “Trepça”.


Në bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike, “Telekomi i Kosovës”, do të jenë Genc Raci, Naim Maloku, Luljeta Elezi dhe Teki Shala, transmeton Telegrafi.

Emërohet Bordi i përkohshëm i Trepçës
Lexo po ashtu Emërohet Bordi i përkohshëm i Trepçës

Ndërsa në bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike, “Trepça”, do të jenë  Sylejman Hyseni, Bahri Hyseni, Shyqyri Kelmendi, Shyqyri Sadiku do të jenë në krye të këtij bordi. Aktualisht, pa bord drejtues ka mbetur vetëm Ndërmarrja Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës-Infrakos”, përcjell Telegrafi.

Qeveria emëron katër drejtorët e përkohshëm të Bordit të Telekomit të Kosovës
Lexo po ashtu Qeveria emëron katër drejtorët e përkohshëm të Bordit të Telekomit të Kosovës

Dy bordet e emëruara janë të përkohshme dhe nuk mund të zgjasin më shumë se gjashtë muaj.

Në mbledhjen të cilën e ka mbajtur sot Qeveria e Kosovës, është emëruar edhe Naim Gashi, drejtori i Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Gjithashtu, në muajin e parë të qeverisjes, kreyeministri Kurti ka shfuqizuar disa nga vendimet e Qeverisë së kaluar.

– U shfuqizua vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.

– U shfuqizua Vendimi i Qeverisë i datës 11.09.2018, për aprovimin e koncept-dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë.

– Shfuqizimi i vendimeve të emërimeve të 14 konsujve nëpër botë.

– Anuloi vendimin për dy kyçje dhe një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”, nga konsorciumi Bechtel Enka.

Po ashtu, Kurti ka anuluar edhe disa projekte:

-Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.

– Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori