LAJMI I FUNDIT:

Protestat në qytetin e Bejrutit, raportohet për 110 persona të lënduar

Protestat në qytetin e Bejrutit, raportohet për 110 persona të lënduar

Më shumë se 110 persona u lënduan gjatë protestave në Bejrut të shtunën, ndërsa 32 prej tyre u dërguan në spital për trajtim, thanë zyrtarët e Kryqit të Kuq në Liban.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia i gjuajti me gaz lotsjellës protestuesit, ndërsa gjatë demonstratave u dëgjuan edhe të shtëna.


Mijëra protestues vërshuan rrugët e qytetit për të kërkuar reforma ndaj menaxhimit të situatës aktuale në Liban.

Ndryshe, deri më tani rreth 158 viktima u shënuan si pasojë e incidentit vdekjeprurës në Bejrut, rreth 6,000 të tjerë mbetën të lënduar, kurse 60 persona u raportuan të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi të martën në një port detar të kryeqytetit libanez, gjerësisht në një depo ku ishin të ruajtura pajisje eksplozive. /Telegrafi/