Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është në shënjestër të protestave në Beograd, nuk është dukur kurrë më i humbur sesa kur u shfaq në një video zyrtare këtë javë në tarracën e madhe të çatisë së zyrës së tij presidenciale, duke ndarë një tas të mbushur e qershi me dy togerë – duke u ankuar për protestuesit në rrugë duke i quajtur ata me emra fyes “budallenj të çmendur, vrasës dhe kriminelë”.
Fyerjet e tepruara, një tipar i rregullt i tabloideve Rottweiler lojalë ndaj Vuçiqit dhe televizionit pro-qeveritar, dikur u drejtoheshin kryesisht armiqve të presidentit, të paktën në publik. Por, pas disa javësh protesta në rrugë të nisura muajin e kaluar pas dy rasteve me vrasje masive, Vuçiq tani është në shënjestër – dhe në defansivë si kurrë më parë – që nga viti 2012 u etablua si shtylla kryesore rreth së cilës rrotullohet politika serbe.
Siç shkruan gazeta amerikane “Th New York Times”, protestat, me thirrjet për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit dhe heqjen e licencave të transmetimit nga dy stacione televizive pro-qeveritare, u shndërruan në një revoltë më të gjerë kundër “klimës së dhunës” për të cilën fajësohej Vuçiqi dhe sulmuesit e tij në media.
“Nuk vë bast për rënien e tij, sepse liderët si Vuçiq kanë teknika shumë të fuqishme të mbijetesës”, tha Vuk Vuksanoviq nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd, një institut i pavarur kërkimor. “Por, ka një plagë të hapur dhe peshkaqenët po bëjnë xhiro në ujë”.
Në këto ujëra të trazuara, Rusia ka peshkuar me padurim, ambasadori i së cilës në Serbi Aleksandar Bochan-Kharchenko këtë javë fajësoi Perëndimin për nxitjen e lëvizjes së protestës, e cila përkoi me ndezjen e tensioneve në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, citon gazetën amerikane portali serb “Nova”.
Ndërsa dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit në fund të muajit të kaluar, Vuçiq urdhëroi ushtrinë e tij të lëvizte drejt veriut të Kosovës, e cila është e populluar kryesisht nga serbë etnikë. Kjo lëvizje pasoi vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të future kryebashkiakët e rinj shqiptarë që fituan pasi votuesit etnikë serbë bojkotuan zgjedhjet, transmeton Telegrafi.
Kjo i tërboi serbët e Kosovës, të cilët sulmuan paqeruajtësit e NATO-s, duke plagosur dhjetëra prej tyre dhe duke e shtyrë aleancën të nxitonte për të dërguar qindra trupa shtesë në veri të Kosovës.
Duke iu referuar problemeve me Kosovën, Botcan-Kharchenko, ambasadori i Rusisë në Beograd, i tha RT Balkan, operacionit shtetëror i medias ruse, se “qëllimi i Perëndimit është të ndryshojë politikën e Serbisë” – një mesazh luajti me nacionalistë serb që e shohin Rusinë si mbrojtës të tyre dhe urrejnë e Shtetet e Bashkuara për shkak të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 gjatë luftës për Kosovën.
Një sondazh i kohëve të fundit nga Demostat, një grup kërkimor, zbuloi se vetëm 3 për qind e serbëve thanë se e admironin Shtetet e Bashkuara dhe dëshironin marrëdhënie të mira me të, krahasuar me 22 për qind që mendonin të njëjtën mënyrë për Rusinë. Në të njëjtën kohë, 32 për qind favorizojnë Bashkimin Evropian dhe vendet skandinave, gjë që tregon se mbështetja për Rusinë, edhe pse e fortë, mbetet pas Perëndimit në tërësi.
Atë që ambasadori rus e prezantoi si një komplot perëndimor për të shkaktuar probleme në Kosovë dhe për të rrëzuar Vuçiqin, shumica e ekspertëve, por edhe e demonstruesve, e shohin krejt të kundërtën.
Çedomir Çupiq, profesor i shkencave politike në Universitetin e Beogradit, thotë se Kosova tashmë është e humbur, sepse nuk ka asnjë mundësi reale që Serbia të kthehet dhe të sundojë mbi më shumë se një milion shqiptarë etnikë të shqetësuar. Por për Rusinë, tha ai, pasionet e brendshme që ajo ende I ndez janë dhurata e Zotit për Moskën, “një rrëmojsë dhëmbësh që ajo mund ta thyejë gjithmonë për t’i bërë SHBA-në dhe Evropën të ndihen nervozë”.
Dhuna në Kosovë gjithashtu ofroi gjithashtu një lajm rrallë të mirë për Vuçiqin pasi luajti në avantazhin e tij si mbrojtës i interesave serbe, ndërsa ai lufton për të shuar protestat në rrugë.
Situata ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilët prej kohësh janë përpjekur të ulin temperaturën dhe të ndërmjetësojnë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ata dënuan në mënyrë të pazakontë ashpër vendosjen e forcave të sigurisë në veri të Kosovës nga Kurti.
“Tensionet në Kosovë vetëm e ndihmojnë Vuçiqin duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e konsiderojnë si pjesë të vendit të tyre”, tha Milomir Mandiq, drejtor i Demostat.
“Kurti vazhdimisht po e ndihmon Vuçiqin”, tha Pavle Grboviq, deputet i opozitës në Parlamentin serb nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, i cili ndihmoi në organizimin e protestave javore në rrugët e Beogradit.
“Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për Vuçiqin, sesa Kurti”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Ndërsa diplomatët e lartë amerikanë dhe evropianë janë të zemëruar me atë që ata e shohin si provokim nga Kosova, Serbia po ndjehet mirë pasi po trajtohet si një partner i rëndësishëm.
Gjenerali Daniel R. Hokanson, një anëtar i Shefit të Përbashkët të Shtabeve (SHBA), vizitoi Beogradin këtë javë dhe përshëndeti atë që ai e përshkroi si një “partneritet vërtetë fantastik” me Serbinë.
Lavdërimi i tij është pjesë e përpjekjeve amerikane për ta larguar Serbinë nga Rusia drejt Bashkimit Evropian. Ka pak sinjale se blloku evropian është i interesuar të ringjallë kërkesën e afatgjatë të Serbisë për t’u anëtarësuar në BE, kurse Serbia ka kundërshtuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë shkaku I luftës në Ukrainë.
Serbia votoi për të dënuar Moskën në Kombet e Bashkuara dhe, për tërbimin e Rusisë, armët e prodhimit serb përfunduan në duart e forcave ukrainase.
Millovan Drecun, deputet nga partia e Vuçiqit dhe kryetar i Komitetit për Kosovën, tha se Serbia bëri një zgjedhje të qartë për të qenë pjesë e Evropës. “Rusia i përket Lindjes, dhe ne i përkasim Perëndimit”, por Serbia “ende ka nevojë për Rusinë” sepse kundërshton çdo njohje të Kosovës si shtet i pavarur nga Kombet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht kritikave të fundit për Kosovën, tha ai, “ende e mbështesin Kosovën 100 për qind në të drejtën e shtetësisë, por atyre u duhen marrëdhënie të mira me Serbinë sepse ne jemi vendi më i rëndësishëm në Ballkan”.
Çdo përmirësim që mori Vuçiq nga konflikti për Kosovën u zbeh nga mësymja e opozitës në Serbi.
Masiviteti i protestave – dhe dështimi i Vuçiqit për të mobilizuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur për mitingun e tij pro-qeveritar më 26 maj – bashkoi opozitën rëndomë të përçarë në neveri ndaj masakrave të njëpasnjëshme në fillim të majit, kur një 13-vjeçari që shtiu me armë zjarri në një shkollë të mesme në Beograd dhe një një 21-vjeçar që shtiu në fshatrat afër kryeqytetit, transmeton Telegrafi.
“Ndoshta jam shumë optimist, por mendoj se Vuçiq ka mbaruar”, tha Dragan Bjelogrliq, një nga aktorët më të njohur serb dhe pjesëmarrës në protestë.
“Ai formalisht nuk do ta humbë menjëherë pushtetin, por gjëja më e rëndësishme për të gjithë autokratët është të mos tregojnë se kanë frikë”. Vuçiq, shtoi ai, “tani duket shumë i frikësuar dhe ky është fillimi i fundit”.
Vuçiq fillimisht i denoncoi protestuesit si “llum”, kurse makineria e tij mediatike i intensifikoi sulmet e ashpra ndaj kundërshtarëve të tij.
Në prag të protestës së madhe të 19 majit, Informer, një tabloid pro-qeveritar, publikoi në faqen e parë fotografitë e gjashtë politikanëve të opozitës me titullin: “Ata kërcënojnë me vrasje dhe përdhunim të fëmijëve”.
“Urrejtja dhe gënjeshtra janë konstante”, tha Dragan Gjilas, lideri i opozitës, i cili është një nga të gjashtë në foto.
Që atëherë, Vuçiq ka përdorur një ton më pajtues.
Të mërkurën, ai tha se pret me padurim për të filluar negociatat me kundërshtarët e tij dhe sugjeroi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, një opsion që udhëheqësit e opozitës e refuzojnë sepse tereni i lojës është kundër tyre.
Vuçiq premtoi gjithashtu rritje të pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë, si dhe pagesa për qytetarët nën moshën 16 vjeç, e cila konsiderohet si ryshfet për t’i mbajtur ata dhe prindërit e tyre jashtë rrugës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhjetëra shtëpi u detyruan të evakuohen pasi një gropë e madhe u shfaq në mes të rrugës në Uellsin jugor
SHBA nuk do t’i kthejë Ukrainës armët bërthamore
Planet e Elon Musk për jetë në Mars ka të ngjarë të përfundojnë me vdekje masive - shpjegimi shkencor
A pajtohen ushtarët ukrainas që toka për të cilën po luftojnë mund të mbetet në duart e Rusisë në këmbim të një armëpushimi?
Harta që tregon se 'lufta e fshehtë' e Rusisë me Perëndimin tani ka filluar
Trump emëron vjehrrin e vajzës së tij si këshilltar për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Biserko për sulmin në veri: Fakti që Perëndimi mbështeti me shpejtësi qeverinë e Kosovës, shumë domethënës
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri
Çfarë tha në Gjykatë i pandehuri për sulmin terrorist kundër kanalit të Ibër-Lepencit?
Eros Grezda pjesë e Big Brother VIP Albania 4?
Kosova synon të prodhojë rreth 20 lloje të dronëve
Burimi i bie pishman pas daljes nga Big Brother, thotë se u ndje i bullizuar brenda shtëpisë