Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka njoftuar se do të ndahet buxheti për angazhimin e përkohshëm të specialistëve të papunë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se tashmë kanë marrë konfirmim për ndarje të buxhetit për angazhim të përkohshëm të specialistëve të papunë dhe se nga janari i vitit të ardhshëm, specialistët do të mund të kenë angazhim të përhershëm në sistemin shëndetësor.
“Pas angazhimit disa mujor në evidentimin e specialistëve të papunë dhe gjetjen e mundësisë së angazhimit të tyre të përkohshëm, sot morëm konfirmimin se do të ndahet buxheti, për angazhimin e përkohshëm të specialistëve të papunë! Besojmë shumë se nga Janari 2017, mund të mendojmë për angazhim të përhershëm të tyre në sistemin tonë shëndetësorë. Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, në veçanti Kryeministrin Isa Mustafa”, ka pohuar Rrahmani.
Dhjetëra specializantë nga fusha të ndryshme, të papunë, kanë protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që të ndahet një pjesë e buxhetit për ta në mënyrë që të angazhohen në profesionin e tyre.
Gjithashtu, ditë më parë ata kishin protestuar edhe para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251