LAJMI I FUNDIT:

Protesta shqiptare e 9 Majit në Shkup minut pas minute (Foto/Video live)

Protesta shqiptare e 9 Majit në Shkup minut pas minute (Foto/Video live)

Me organizim të “Këshillit Opozitar” dhe me mbështetje të disa organizatave dhe subjekteve politike sot nga ora 17.30 do të organizohet protesta e 9 Majit për drejtësi, dinjitet dhe demokraci, njofton Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni do të ju informoj minut pas minute me video, fotografi dhe informacione për çfarëdo që të ndodh në protestë si dhe do të mundësoj live streaming.  Ndiqeni Telegrafi Maqedoni.


17:05. Në lidhje me protestën e 9 majit të njoftuar javë më parë, sot ora 17:30 njerëzit sapo kanë filluar të organizohen në qendër të Shkupit. Gazetari dhe fotoreporteri i Telegrafi Maqedoni, momentalisht gjenden në terren dhe njoftojnë se momentalisht nuk shihet ndonjë turmë e njerëzve por forcat e rendit policor shihen te ‘Urra e Gurit’ në qendrër të Shkupit dhe janë në gatishmëri për të mbajtur rendin dhe sigurinë në vend.

3

1

17:13 Karvanin për Marshin Protestues këtë radhë për Komunën e Sarajit e fillon Bojana, vendtakimin në qendër të Sarajit, edhe për pak minuta bëhet nisja për te parku i Çairit, kështu shkruan në Facebook njëri nga organizatorët e Protestës së 9 Majit.

4

5

6

17:30 Burimet e Telegrafit njoftojnë se protesta e 9 Majit sapo ka filluar. Protestuesit kanë filluar të mblidhen në Parkun e Çairit dhe shihen me flamuj kombëtar.

7

8

9

10

17:38 Në protestën e 9 Majit nuk mungojnë edhe personalitetet shqiptare. Publicisti dhe njëherit kryesuesi i Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti dhe Isni Shaqiri veprimtar kombëtar, si dhe Avokati mbrojtës Naser Raufi në rastin e Kumanovës, gjegjësisht i ‘Grupit të Kumanovës’ poashtu mbështesin protestën e sotshme.

11

12

13

14

35

15

17:40 Ka filluar veç më Marshi protestues në Parkun e Çairit. Protestuesit sa vijnë e shtohen. Mendohet se ka mijëra protestues. Akoma njerëzit mblidhen dhe nuk dihet saktë numri i protestuesve. Poashtu në marshin protestues shihet edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami si dhe Bilall Sherifi, kryetari i Lidhjes shqiptare në Amerikë. Protestës i është bashkangjitur edhe Fadil Zendeli dhe familjarë të rastit ‘Monstra’.

18

19

20

21

22

18:00 Protesta e sotme e Këshillit opozitar përkrahet edhe nga ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili po shihet prezent në mesin e protestuesve. Ai ka ardhur enkas nga Kosova për t’i përkrahur bashkëkombasit e tij në Maqedoni që po protestojnë ndaj të drejtave të tyre dhe rasteve të montuara politike. Përveç Kurtit, në protestë, prezent është edhe Bojken Abazi dhe Arbër Zaimi.

26

27

40

51

18:04 Protestuesit me plaketa të shkruara ‘Stop terrorit shtetëror’  dhe brohoritje ‘”O Ali o tradhëtar, ti je shka nuk je shqiptarë”, ‘Shkupi është i joni’, ‘UÇK, UÇK…’ si shenjë revolte ndaj qeverisë aktuale.

18:13 Organizatorët e protestave sipas burimeve të Telegrafi Maqedoni, thonë se  numri i protestuesve është masovik, edhe atë mbi 10 mijë protestues. Marshi ka kaluar ‘Bit Pazarin’ dhe mësohet se Marshi protestues ka filluar drejt qeverisë së Maqedonisë.

28 29

18:18 Marshi protestues si duket po shkon qetë dhe pa incidente të theksuara, por duhet cekur se protesta në ‘Bit Pazar’ është provokuar nga një person me motoçikletë dhe nga burime të Telegrafi Maqedoni, thonë se motoçiklisti vazhdimisht i provokon protestuesit. Por një gjë të këtillë, protestuesit e demnatojnë.

30 31

18:35 Kryetari i LR-PDSH-së, përveç se e ka mbështetur protestën e 9 Majit ditë më parë, ai nuk ka hezituar që të jetë prezent edhe fizikisht në protestë.

48

32

18:48 Protestuesit sapo janë afruar objektit të qeverisë së Maqedonisë. Shihet një numër i madh i forcave policore. Deri më tani Marshi protestues është zhvilluar qetë dhe pa incidente. Protestuesit momentalisht kanë arritur para Qeverisë së Maqedonisë dhe janë duke u përgatitur për fjalime të shkurtëra. Ende nuk dihet se kush do të merr fjalën e rastit. Por mësohet se më shumë se dy persona në fjalën e rastit nuk do të kenë më shumë. Në fillm është duke u kënduar himni kombëtar dhe momentalisht protestuesve u drejtohet kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Kasami thotë: ‘Sot flet populli dhe jo politikanët’. Sot jemi këtu kundër krejt rasteve të montuara dhe këtu ka 30 mijë shqiptarë, shtoi Kasami.

45

44

43

41

37

38

39

33

36

19:25 Para protestuesve ka folur edhe publicisti Kim Mehmeti. Ai thotës: Ne që 26 vite i japim këtij shteti, e asgjë nuk kemi. Mehmeti pyet pse nuk ka elemente shqiptare në simbolet e Maqedonisë!

46

19:31 Pas fjalimit të Kim Mehmetit, protesta e 9 Majit mbaron. Organizatorët e protestave kërkuan që protestuesit të shpërndahen qetësisht. /Telegrafi/