LAJMI I FUNDIT:

Protesta e qytetarëve të Gjakovës kundër gurthyesit, reagon kompania

Protesta e qytetarëve të Gjakovës kundër gurthyesit, reagon kompania

Qytetarët e komunës së Gjakovës kanë paralajmëruar për sot një protestë në fshatin Kusar të Gjakovës.

Përmes kësaj proteste ata janë duke kërkuar që të ndalin gurthyesit në Kusar, rrëzë Bjeshkëve të Pashtrikut, zonë kjo e cila është me prioritet për mbrojtje të natyrës me planin zhvillimor të Komunës së Gjakovës.


Lidhur me këtë ka reaguar kompania “Alko-H&S” Sh.p.k – Gjakovë. Përmes një reagimi për media, kjo kompani ka theksuar se kanë aplikuar për ndërtimin e gurthyesit tek organet kompetente, konfrom ligjit dhe se e njëjta është pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të filluar aktivitetin gjegjës.

Qytetarët e Gjakovës nesër protestojnë kundër gurthyesit
Lexo po ashtu Qytetarët e Gjakovës nesër protestojnë kundër gurthyesit

Më poshtë reagimi i plotë pa ndërhyrje:

REAGIM:
Nga Kompania “Alko-H&S” Sh.p.k – Gjakovë
Për hire te sqarimit te së vërtetës.
Të nderuar përfaqësues së medieve, shoqërisë civile,dhe komunitetit.
Bazuar ne ligjet dhe legjislacionin në fuqi, duke respektuar te gjitha standardet dhe kriteret përkatëse, Kompania jone ka aplikuar për ndërtimin e Gurthyesit tek organet kompetente, konformë ligjit dhe është pajisur me te gjithë dokumentacionin e nevojshëm për te filluar aktivitetin gjegjës.
Deri ma tash janë respektuar te gjitha procedurat legjislative dhe kriteret ne fuqi, për zbatimin e tyre kohe pas kohe kanë qenë në punishte për te verifikuar , edhe Inspektorë nga niveli lokal dhe qendrorë,të cilet me proces verbalet e tyre nuk kanë paraqitur asnjë vërejtje. Aspak nuk qëndrojnë dizinformatat se me aktivitetin tone po dëmtohen varrezat dhe shpella, për hire te se vërtetës dhe përgjegjësis kërkojmë nga te gjitha media e shkruara dhe elektronike qe për te gjithë artikujt dhe shkrimet, qe kane te bejne me ne para publikimit te kërkojnë edhe opinionin tone se ne te kundërtën do ti ndërmarrim te gjitha veprimet gjegjëse pran organeve kompetente kundër individëve apo personave ne fjalë ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori