LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Gjakovës nesër protestojnë kundër gurthyesit

Qytetarët e Gjakovës nesër protestojnë kundër gurthyesit

Banorët e komunës së Gjakovës nesër duke filluar nga ora 08:00 do të protestojnë në fshatin Kusar të Gjakovës. Përmes kësaj proteste ata po kërkojnë që të ndalin gurthyesit në Kusar, rrezë Bjeshkëve të Pashtrikut, e cila është zonë me prioritet për mbrojtje të natyrës me planin zhvillimor të Komunës së Gjakovës.

Ata përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se deri te këto protesta kanë ardhur për shkak të mos reagimit përkatësisht të Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Gjakovës për të mbrojtur natyrën duke mos e revokuar pëlqimin mjedisor dhe lejen për ndërtimin e gurëthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, ju bëjmë thirrje medieve që ta përcjellin nga afër këtë protestë duke qenë zëri qytetarëve në mbrojtje të natyrës.


Në njoftim thuhet se zona ku po tentohet të bëhet gurthyesi, në Planin Zhvillimor Komunal është “Zonë malore-Hapësirë me prioritet për mbrojtjen e natyrës, ripyllëzim dhe rekreacion”, ku po ashtu gjenden edhe varrezat e vjetra të quajtura “ Varrezat e Krushqive”, në mes të Kompleksit të Shpellave të Kusarit që janë Monumente të Mbrojtura të Natyrës dhe zonës së propozuar si park nacional të Malit të Pashtrikut. Përkundër këtyre fakteve në atë hapësire Kompania është pajisur me pëlqim mjedisor dhe me leje për eksploatim të gurit gëlqeror.

Sipas këtij njoftimi komuniteti është injoruar gjatë procesit të dhënies se Pëlqimit Mjedisor dhe po injorohet tani.

Përkundër protestave, ankesave dhe shkresave të drejtuara në Komunën e Gjakovës dhe në Ministri të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk është ndërmarrë asgjë konkrete për të ndaluar punën./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori