LAJMI I FUNDIT:

Propozo një familje në nevojë: Fondacioni Humanitar“Golden Eagle”, do të ndërtojë shtatë shtëpi në tërë Kosovën

fondacionigoldeneagle

Fondacioni Humanitar “Golden Eagle”, në bashkëpunim me kompaninë Frutex, nga sot do ta nisë fushatën – në mbledhjen e mjeteve – për ndërtimin e shtatë shtëpive për familjet në nevojë.
Këtë e ka bërë të ditur, në një konferencë për media, drejtori i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.

Ai ka sqaruar se nga çdo produkt i shitur i pijeve Relax, do të ndahen nga pesë cent, ku mjetet e mbledhura do të shkojnë në fondacionin humanitar “Golden Eagle”, për ndërtimin e këtyre shtëpive.
Kjo fushatë do të zgjasë deri në fund të muajit maj, dhe ndërtimi i shtatë shtëpive do të bëhet në shtatë regjionet e Kosovës.

Për ndërtimin e këtyre shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë, mund të ndihmojnë edhe qytetarët, duke i dërguar preferncat e tyre në e-mailin – fondacioni@goldeneagle-ks.com, dhe në llogarinë e Facebook-ut: https://www.facebook.com/RelaxLengje/ Pastaj, fondacioni do të shqyrtojë dhe përzgjedh rastet që konsiderohen si më të rënda.

ndan-5cent-per-secilen-pije

Përparësi do të kenë familjet që kanë persona me nevoja të veçanta, si dhe fëmijët që jetojnë pa prindër. Përzgjedhja e përfituesve do ta bëhet në fund të muajit shkurt, kurse ndërtimi i shtëpive do të fillojë në muajin mars.
Projekti në tërësi pritet të kushtojë rreth 140 mijë euro, ndërsa punët do të ekzekutohen nga kompania e cila do të kontraktohet prej fondacionit.

Varësisht nevojave të familjes dhe numrit të anëtarëve, do të jetë edhe hapësira e shtëpisë, e cila do të ndërtohet me çelësa në dorë.

Gjatë këtyre dy viteve të ekzistimit të fondacioni “Golden Eagle”, ka ndërmarrë shumë aktivitete bamirësie, duke ndarë donacione për tri spitale, dhe atë në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.
Kemi ndarë bursa për 100 studentë, gjithashtu mbështesim dhe institucione dhe shoqata që merren me shkollim të fëmijëve me nevoja të veçanta./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kalo në kategori