LAJMI I FUNDIT:

Propozimi surprizë, të ketë “një zëvendëspresident amerikan vetëm për Ballkanin” (Video)

Propozimi surprizë, të ketë “një zëvendëspresident amerikan vetëm për Ballkanin” (Video)

Ekspertë të njohur dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë diskutuar mbi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, tashmë që ndikimi rus në këtë rajon sa vjen edhe shtohet.

Në një tryezë të Këshillit të Marrëdhënieve me jashtë, ata ndanë mendimin se rryma të rrezikshme janë shfaqur në Ballkan, te cilat kërkojnë një angazhim më aktiv dhe më të dukshëm të Shteteve të Bashkuara për të mos lejuar zhbërjen e sukseseve të shënuara që nga ndalja e konflikteve të përgjakshme të viteve 1990.


Me paralajmërime për rrezikun që paraqet ngecja e reformave, ambiciet gjeostrategjike ruse dhe penetrimi i islamizmit radikal, ata kërkuan qe Ballkani të trajtohet si një përparësi për politikën e jashtme amerikane.

Madje analisti Daniel Serwer, thotë se një Europë e preokupuar me presione të brendshme në Bashkimin Europian, e rënduar nga një krizë e gjatë ekonomike dhe nën presionin e rrymave të ekstremit të djathtë, nuk ka arritur të bëjë sa duhet për të ndihmuar Ballkanin në rrugën e reformave.

Server propozon një angazhim të profilit të lartë në administratën amerikane.

“Propozoj që të ngarkohet zyrtarisht nënpresidenti amerikan me detyrën e portofolit ballkanik”, thotë Daniel Serwer, i cili paralajmëron se Amerika nuk mund të vazhdojë të ndjekë kursin aktual, pasi Rusia e ka bërë të qartë se ka ambicie për influencë në Ballkan dhe po mbështet rryma dhe individë që kërcënojnë paqen në rajon.

Serwer thotë se ka udhëheqës ballkanikë që financohen për të kërcënuar paqen, ndërsa flet me shqetësim edhe për mundësinë e ndërhyrjeve ruse në proceset zgjedhore në Ballkan. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori