LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i BE-së për marrëveshjen Kosovë – Serbi nxit debat në Twitter mes dy ish zyrtarëve qeveritarë, të Kosovës e Shqipërisë

Propozimi i BE-së për marrëveshjen Kosovë – Serbi nxit debat në Twitter mes dy ish zyrtarëve qeveritarë, të Kosovës e Shqipërisë

Plani i Bashkimit Evropian i njohur si ‘franko-gjerman’ dhe i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxitur debat edhe në platformën Twitter mes dy ish zyrtarëve qeveritarë, në Kosovë e Shqipëri.

Petrit Selimi, ish ministër i Jashtëm i Kosovës ka shkruar në Twitter se nëse Kosova nuk do ta pranonte këtë marrëveshje do të jetë faza më e rrezikshme për Kosovën në dekadat e fundit, raporton Telegrafi.

‘Nëse Kosova nuk pranon pa mëdyshje propozimin e Gjermanisë / Francës / BE / SHBA për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne po hyjmë në fazën më të rrezikshme që nga çlirimi i Kosovës. Dhe ne do të jemi më të vetëm se kurrë në tri dekadat e fundit në këtë fazë’, ka shkruar Selimi.


Me këtë nuk është pajtuar ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edit Harxhi.

“Kosova nuk duhet ta pranojë vetëm për hir të pranimit të diçkaje dhe të ‘lihet në forcat e saj’.! Mjafton presioni mbi Kosovën ndër vite, vetëm sepse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron ta anulojë këtë lojë të shëmtuar të Serbisë duke luajtur në perëndim dhe në lindje në të njëjtën kohë”, ka komentuar Harxhi.

Ndërsa Selimi i përgjigjet asaj duke shtuar se Kosova nuk duhet të pranojë diçka nëse nuk është në përputhje me Kushtetutën e saj.

“E nderuara Edith, Kosova nuk duhet të pranojë asgjë që nuk është e përcaktuar me kushtetutën e saj dhe detyrimet e saj ndërkombëtare të ratifikuara. Unë nuk shoh një rrugë për t’u bashkuar me Shqipërinë në familjen e NATO-s, përveçse të dëgjoj këshillat nga SHBA…. ”, ka shkruar Selimi.

Në ndërkohë, gazetari gjerman Michael Martens ka pyetur se “çka nëse pas zgjedhjeve të ardhshme Kurti detyrohet të hyjë në koalicion”?

Ndryshe, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara iu kanë dorëzuar palëve dokumentin dhe kanë intensifikuar takimet edhe presionet mbi palët për ta pranuar atë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori