LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i PS-së për president, Berisha: Akt antikushtetues dhe i rrezikshëm për demokracinë

Propozimi i PS-së për president, Berisha: Akt antikushtetues dhe i rrezikshëm për demokracinë

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha e ka quajtur një akt antikushtetues dhe precedent të rrezikshëm për vendin dhe demokracinë, propozimin e Partisë Socialiste për kandidatin për President.

Berisha përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se propozimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare për postin e Presidentit të Republikës është një shkelje flagrante e Kushtetutës së vendit me pasoja të rënda për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.


Sipas tij, ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.

Rama tregon pse PS propozoi një ushtarak për president
Lexo po ashtu Rama tregon pse PS propozoi një ushtarak për president

“Një akt antikushtetues dhe precedent tepër i rrezikshëm për vendin dhe demokracinë. Të dashur miq, propozimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare për postin e Presidentit të Republikës është një shkelje flagrante e Kushtetutës së vendit me pasoja shumë të rënda për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 167 përcakton:

‘Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe’”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.

Ai po ashtu i bëri thirrje presidentit të Republikës, Ilir Meta të mbrojë Kushtetutën dhe të mos lejojë dhunimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori