LAJMI I FUNDIT:

Propaganda serbe dhe ruse: Nuk përkujdesen për varrezat e tyre, akuzojnë Kosovën

Propaganda serbe dhe ruse: Nuk përkujdesen për varrezat e tyre, akuzojnë Kosovën
Foto: Ilustrim

Mediat serbe të Kosovës dhe të Serbisë, duke përfshirë edhe Sputnikun rus, postuan lajmin se kinse varrezat serbe Ortodokse në fshatin Frashër (Svinjare) afër Mitrovicës janë dëmtuar si cak i dhunës së ushtruar mbi to nga disa vandalist.

Sipas të dhënave të marra nga banorët përreth mësohet se këto varreza nuk i ka prekur askush mirëpo disa nga gurët e varreve janë dëmtuar si shkak i mungesës së përkujdesjes nga vet familjarët e të vdekurve, si dhe nga kafshët apo moti.


Mirëpo mediet propaganduese serbe, i përdorën këto varreza si mjet për të fajësuar shtetin e Kosovës, se kinse dikush i ka dëmtuar këto dhe policia e Kosovës nuk po merret me rastin, shkruan RTK.

Si zakonisht, e ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovë, i bëri thirrje Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare të bëjnë një përpjekje serioze dhe të sinqertë për të identifikuar dhe ndjekur penalisht “autorët e krimit inekzistent”.

Mediet dhe OJQ serbe të Kosovës dhe ato të Serbisë, me direktiva të Beogradit zyrtar, sidomos kohëve të fundit, janë duke bërë përdorur çdo metodë të mundshme, vetëm për të krijuar opinion publik se serbët e Kosovës janë të pasigurt. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori