Pronari i anijes së rrëmbyer, Flori Çelepia, ka hedhur poshtë pretendimet e marinarit egjiptian se ka disa rroga pa u paguar. Sipas tij, marinari është paguar rregullisht, madje edhe më tepër sesa meritonte.
Ai i bën thirrje shtetit të ndërhyjë, ndërsa pohon se egjiptiani ka qëllim ta përdorë anijen për klandestinë.
Flori, çfarë ka ndodhur me anijen “Çelepia 2”?
E nisëm nga ora 2 e drekës në datën 18 qershor, me rregull dhe me çdo gjë. Anija doli normalisht në det për të kryer aktivitetin e përditshëm. Iu thamë të na kontaktojnë kur të nxjerrin rrjetën, çfarë keni kapur, çfarë s’keni kapur. Ndërkohë që ata nuk kontaktuan, u bë dita e dytë në radio nuk përgjigjeshin dhe kështu me radhë. Sot (dje) morëm një njoftim që barka është në Egjipt.
Pse përfundoi barka e peshkimit në Egjipt?
Marinari që kishim punësuar ka marrë peng anijen dhe ekuipazhin e ka udhëtuar drejt Egjiptit. Fillimisht nuk kishim kontakte dhe u trembëm për jetën e marinarëve që ndodheshin në bord, përfshirë edhe Salam, pasi dyshonim se mos u kishte ndodhur gjë në det, sepse ka pasur det këto ditë. Kur sot (dje) marinari egjiptian na kontaktoi dhe na tha se anijen e kishte marrë peng së bashku me dy personat që ndodheshin me të, ku për ta kthyer kërkon 70 mijë euro.
A është e vërtetë që ju nuk e keni paguar? Pse veproi ai kështu?
Nuk di të them se përse ka vepruar në këtë mënyrë, por ai thotë se do ta përdorë anijen për të transportuar klandestinë. Edhe kur kontaktoi me mua, më bëri presion se do t’i mbyste dy marinarët dhe anijen, ndërsa më dërgoi foto të njërit prej marinarëve, të cilin e mbante të lidhur me zinxhirë. Ai është paguar rregullisht për punën që ka kryer, madje e kemi paguar edhe më tepër, kur kemi dalë mirë me peshkim. Ai me ne ka qenë shumë i kënaqur, madje i kemi dhënë edhe shtesë.
Keni kontaktuar me dy marinarët e tjerë?
Jo, nuk kemi kontaktuar dhe jemi shumë në ankth, pasi dyshojmë mos u ka ndodhur ndonjë gjë. Ai solli vetëm fotot, për të na treguar se nuk bënte shaka. Jemi shumë në merak për ekuipazhin dhe kërkojmë ndërhyrjen e shtetit për t’i kthyer ata shëndoshë e mirë në shtëpi, pastaj anija është çështje tjetër. Ne kërkojmë nga shteti të na sjellë marinarët gjallë, se janë dy prindër që kanë lënë familjen. Nuk i kemi asnjë borxh, por edhe në lidhje me lekët do t’i përgjigjemi por s’dimë se si t’i përgjigjemi dhe duhet të na ndihmojë shteti. /Panorama.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë