LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e zemëruar të Mercedes po kërkojnë 200 milionë dollarë nga kompania sepse çatia e tyre prej xhami thyhet

Pronarët e zemëruar të Mercedes po kërkojnë 200 milionë dollarë nga kompania sepse çatia e tyre prej xhami thyhet

Nuk është aspak e këndshme kur shpërthen xhami sipër kokës suaj, dhe aq më tepër gjatë ngasjes.

Kjo është pikërisht ajo që gjoja i ndodhi pronarit të Mercedes SUV, modelit 2015 ML350. Dhe tani ai ka ngritur një proces gjyqësor kundër ndërmarrjes gjermane, duke kërkuar deri në 200 milionë dollarë plus kostot e gjykatës. Ai pretendon se Mercedes po shiste automjete, çatitë panoramike të të cilave mund të shpërthejnë, transmeton Telegrafi.


Xhami thuhet se u thye papritmas dhe tingulli ishte si tingulli i një pushke. Pjesët e xhamit ranë të gjitha brenda makinës dhe kryesisht në sediljen e pasme.

Pronarë të tjerë pohojnë se shpërthimi i çatisë panoramike është me të vërtetë një përvojë e tmerrshme, ndërsa vozisni ju jeni të mbushur me copa qelqi nga një shpërthim i fuqishëm.

Mercedes nuk ka pasur asnjë reagim për këtë temë deri më tani.

Carcompliants.com raporton më tej se në rastet e mëparshme, Mercedes ishte në gjendje të përgjigjet me kompensimin prej 250 deri 500 dollarë, me kusht që ata të mos ishin paditur.

Zëvendësimi i çatisë panoramike kushton rreth 2,000 dollarë.