Mbi 10,000 pronarë të veturave të anketuar e kanë vlerësuar Dacia’n si markën më të mirë të makinave për vlerën e parave që ata paguajnë në tregun e Britanisë së Madhe.
Sondazhi që u fokusua tek 30 nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave që shesin automjete në Britani të Madhe, nxorri prodhuesin Dacia (pjesë e liderit global të veturave, Renault) si të parën në tabelë për këtë vlerësim me një diferencë të madhe.
Dacia mundi kompanitë rivale sikurse Suzuki, Kia dhe Hyundai, pasiqë ajo u radhit në vendin e parë, thuhet sipas të dhënave të marra nga Motoring Research.
Pronarët u pyetën nga Auto Trader rreth aspekteve të tilla si shpenzimet e veturës, trajtimi, besueshmëria, përshtatshmëria, pajisjet dhe performanca. Dhe pas grumbullimit të gjithë këtyre faktorëve mbi të cilët u bë studimi, Dacia u shfaq si fitues i qartë në kategorinë e vlerës për paratë që blerësit e veturave shpenzojnë në makina të kategorisë hyrëse të veturave.
“Gama e Dacia ofron shoferëve në Mbretërinë e Bashkuar makinat më të lira të reja në treg,” u tha në raport, “dhe një numër me shpejtësi në rritje prej tyre janë tërhequr për markën, sepse ne i mbajmë gjërat të thjeshta dhe ofrojmë makina bazuar në preferencat e klientëve”.
Drejtori i Auto Trader, Ian Plummer ra dakord, duke thënë se hulumtimi i çmimeve “zbuloi një votë të madhe besimi nga pronarët e Dacias kur shqyrtoi vlerën për para me blerjen e tyre të fundit të makinave, duke e renditur Dacia si makinën më të mirë për vlerën kur u shqyrtuan të gjitha modelet e reja të ofruara nga markat në Mbretërinë e Bashkuar.”
Trend të ngjashëm me kërkesën për modelet e reja të veturave Dacia kemi parë edhe në Kosovë, ku brenda 5 viteve jane shitur mbi 1000 njësi të veturave Dacia, ndërsa marka është njëra ndër kryesoret në tregun tonë për nga numri i madh i shitjeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Një tjetër aksident fatal i Tesla në SHBA nën hetim special
Vetura që e barti arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II në Edinburgh është Mercedes i veçantë
BMW paraqet veturën e re elektrike i4
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë