LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e një muzeu në SHBA hutohen nga “mumja misterioze”

Pronarët e një muzeu në SHBA hutohen nga “mumja misterioze”

Pronarët e një muzeu kanë mbetur të hutuar pas arritjes së një pakoje misterioze, që përmbante një figurë që dukej si një “hibrid mes një miu dhe një njeriu”.

Pakoja e çuditshme e “mirëpriti” stafin në Muzeun Historik të Qarkut Wayne në qytetin amerikan të Richmond, Indiana, kur ata arritën në punë të hënën e kaluar.


Brenda kishte diçka që i ngjante një “mumjeje” me një kokë që i përngjante një miu, një trup humanoid dhe dhëmbë dhe kthetra të mprehta, shoqëruar nga një shënim, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

The cryptid appeared to have a rat's head, a human body and claws

Brenda shënimit thuhej se figura në fjalë ishte “Djaloshi Mi nga Richmond”, dhe se ishte gjetur para shumë kohësh në podrumin e një spitali të zonës, teksa ajo i përkiste një shokut të gjyshit të personit që e kishte dhuruar “mumjen” tek muzeu.

Menaxherja e sektorit të koleksioneve Kerry George tha: “Bashkëpunëtori im e solli brenda që ta hapja. Ne bënim shaka se ndoshta ishte një kokë e prerë – pasi që të gjithë shohim shumë filma horror”.

“Lexova shënimin që ndodhej brenda kutisë, falënderues që kisha të paktën disa informacione për përmbajtjen, vura disa doreza nitrili – sepse nuk e dini kurrë se çfarë ka aty – dhe e hapa. Brenda saj kishte disa gazeta të vjetra që ishin përdorur si mbushje, të cilat datonin nga viti 2019”, shtoi ajo.

The museum cannot accept the artifact into their collection without the right paperwork

“Koka e Djaloshit Mi ishte gjëja e parë që pashë dhe fillimisht mendova se ishte një copë taksidermie e tmerrshme. Kur nxora pjesën tjetër të gazetës, ai ishte aty me gjithë lavdinë e tij”, deklaroi ai.

Stafi i muzeut mendon se artefakti është ndoshta një “gaf” – një kriptid që u fabrikua si një atraksion, si e ashtuquajtura Sirena nga Fixhi e ekspozuar dikur nga P.T. Barnum. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Fun
Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Fun
Kalo në kategori