LAJMI I FUNDIT:

Promovohet parku “Makfest” në Shtip

Promovohet parku “Makfest” në Shtip

Kryetari i Komunës së Shtipit, Ilço Zahariev, gjatë ditës së djeshme para qytetarëve të Shtipit promovoi parkun “Makfest”, i cili ndodhet në afërsi të Qendrës për kulturë “Aco Shopov”, ku për tre dekada me radhë mbahet festivali i mizikës zbavitëse “Makfest”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndërtimi i parkut kushtoi rreth 130 mijë euro, mjetet janë siguruar përmes projektit të Qendrës për zhvillim të IPR, përmes Byrosë për zhvillim rajonal. Shpresoj se me amfiteatrin dhe gjithë objektet tjera, parku do të kthehet në vend kulti”, deklaroi Zahariev.


Ky park do të jetë vendi ku në të ardhmen do të shënohet fillimi i festivalit të muzikës zbavitëse “Makfest”./Telegrafi/