LAJMI I FUNDIT:

Promovohet libri me autorë vendorë e ndërkombëtarë “Si do të duhej Kosova të reagonte ndaj krizave të shumëfishta me të cilat përballet”

Promovohet libri me autorë vendorë e ndërkombëtarë “Si do të duhej Kosova të reagonte ndaj krizave të shumëfishta me të cilat përballet”

Gjatë ditës së enjte në Prishtinë, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, ka bërë promovimin e librit Kohëra të trazuara: Si do të duhej Kosova të reagonte ndaj krizave të shumëfishta me të cilat përballet?”.

Në panelin e promovimit ishin Ioannis Armakolas profesor në Universitetin e Maqedonisë së veriut, Hana Bacaj, udhëheqëse e hulumtimeve në “Ubo Consulting,  Ana Krstinovska, presidente e Institutit maqedonas “ESTIMA”, Marta Spzala, hulumtuese e lartë në Qendrën për Studime Lindore në Varshavë dhe Gëzim Krasniqi, ligjërues i lartë në Mbretërinë e Bashkuar.


Lura Limani, drejtoreshë e programeve në KFOS, tha se ky libër është shkruar nga një grup autorësh që janë profesorë në mbarë Evropën e që kanë bërë hulumtime përmes këtij libri në Kosovë.

“Është edituar nga autorë që janë profesor në mbarë Evropën si dhe është shkruar nga një grup i selektuar i shkrimtarëve të cilët kanë punuar pothuaj se një vit, që kanë bërë hulumtime në Kosovë dhe kanë shkruar hulumtime origjinale. Ky libër do të ketë një jetë mjaftë të gjatë”, tha ajo.

Në anën tjetër profesori Ioannis Armakolas tha se ky hulumtim kishte vështirësitë e tij duke i lidhur ato me pandeminë Covid-19.

Ai tutje shtoi se ky libër është i mbështetur në pesë shtylla që flasin për krizat dhe sfidat në Kosovë.

“Ka qenë një pjesë mjaftë sfiduese për shkak të pandemisë, dhe normalisht kemi vendosur së është një ide mjaftë e mirë që të kemi një libër për krizat. Vetë libri është i strukturuara në pesë shtylla të ndryshme, pjesa e para është për dinamikën e komunitetit, pjesa e dytë është për Covdi-19 dhe sfidat e politikëbërjesë, e treta për ndryshimet klimatike dhe tranzicioni energjik, kapitulli i katërt i librit është integrimi evropian dhe pjesa e pestë e librit  është për marrëdhëniet ndërkombëtarë të Kosovës”, u shpreh ai.

Në anën tjetër kontribuuese e këtij hulumtimi  ishte edhe Hana Bacaj, udhëheqëse e hulumtimeve në “Ubo Consulting”.

Basaj deklaroi se vetëm 11% e bizneseve janë ët regjistruara nga gratë në Kosovë, duke vënë në pah numrin e vogël të ndërmarrësve femra në Kosovë.

“Në Kosovë edhe pse kemi mungesë të dhënave,  vetëm 11 % të bizneseve biznese janë të regjistruara apo të udhëhequra nga gratë. Në këtë shkrim e ka pasur dallimet gjinore dhe sfidat që ato janë përballur gjatë pandemisë, që nuk kanë pasur shumë shitje. Disa nga të gjeturat janë për pakot fiskale që janë bërë në atë kohë dhe që nuk i kanë targetuar drejtpërdrejt gratë, përderisa pakoja e dytë është bërë drejtpërdrejt për gratë”, u shpreh ajo.

Ana Krstinovska, presidente e Institutit maqedonas “ESTIMA”, tha se kishte analizuar për 15 vite publikime të ndryshme të Kinës për Kosovën dhe në asnjë nuk kishte lajme pozitive përveç lajmeve për sportin, saktësisht për xhudon.

“Kam punuar në Kinë më shumë se 15 vite dhe kur kam shkruar doktoratën jam fokusuar në zhvillimin e Kinës në Ballkanin Perëndimore dhe asnjëra nga publikimet që kam shkruar nuk është përmendur Kosova. E kam parë që askush nuk ka shkruar sa i përket ndikimit të Kinës në Kosovë. Serbia dhe Kina kanë zhvilluar marrëdhënie shumë miqësore mes tyre. Kam bërë analizën e mediave të popullarizuar të Kinës dhe mediave sociale dhe të shoh se çfarë thotë Kina për Kosovën, dhe është pothuajse çdo gjë negative. E vetmja gjë pozitive që kam dëgjuar ka qenë sporti, për xhudon, gjithmonë ka pasur lajme negative. Qytetarët e Kinës janë mjaftë mbështetës për Serbinë, dhe nëse i pyesim ata sigurisht që do të përgjigjen se Serbia duhet ta marr kontrollin në Kosovë”, tha Krstinovska.

Ndërsa hulumtuesja e lartë në Qendrën për Studime Lindore në Varshavë, Marta Spzala, u shpreh se në gjithë Kosovën ka krizë energjetike, duke shtuar se dimri do të jetë shumë i vështirë për qytetarët e Kosovës.

“Kur udhëtoj në gjithë Kosovën e shohim se ka varfëri energjike. Sepse bazuar në të dhënat 40% e popullsisë jetojnë në varfëri energjetike. Në rrethanat aktuale kur kemi inflacion të lartë në Kosovë ku shumë familje të ndryshme po përballen me problem, mendoj që ky dimër do të jetë mjaftë i vështirë, sepse kur kontrollojmë të dhënat e tyre e shohim se ata jetojnë sot për nesër”, tha ajo.

Gzim Krasniqi, ligjërues i lartë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka qenë redaktor i këtij libri, u shpreh se beson që ky libër të jetë një udhëzues mjaftë i mirë, për gjeneratën e re në Kosovë.

“Libri është mjaftë fascinues, për mua ka qenë një befasi e madhe që të shoh gjeneratën e re të Kosovës, gjenerata e bursistëve në Kosovë janë më të aftësuar në gjuhët e huaja. Pika tjetër është çështja e temave të cilat i kemi folur për librin, temat janë studiuar dhe kanë qenë mjaftë specifike”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori