LAJMI I FUNDIT:

Promovohet harta tematike e Parkut të Natyrës ”Gazi Baba” në Shkup

Promovohet harta tematike e Parkut të Natyrës ”Gazi Baba” në Shkup

Në Parkun e Natyrës ”Gazi Baba” sot u mbajt promovimi i hartës tematike për këtë park, si pjesë e aktiviteteve të Bashkisë së Shkupit në ditën e tretë të Javës evropiane të lëvizshmërisë 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe Koce Trajanovski, kryetar i Bashkisë së Shkupit, i cili deklaroi se edhe këtë vit Shkupi iu bashkangjit familjes së qyteteve evropiane të cilat e shënojnë këtë javë evropiane, përmes një numër aktivitetesh të ndryshme.


Në Shkup shënohet Java evropiane e lëvizshmërisë 2016
Lexo po ashtu Në Shkup shënohet Java evropiane e lëvizshmërisë 2016

Harta tematike e këtij parku përmban të dhëna për sipërfaqen dhe kufijtë e rajonit të mbrojtur, vegjetacionit të pranishëm, si edhe disa porosi me përmbajtje të qëndrimit më të rehatshëm të qytetarëve në park, me theks të veçantë prezantimi i të gjitha korsive për biçikleta, qëllimeve dhe gjatësisë së tyre.

Përndryshe, në shtatë dëtët e Javës evropiane të lëvizshmrisë Bashkia e Shkupit do të prezantojë aktivitete të shumëta dhe projekte që lidhen me lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe do të dërgojë porosinë për shfrytëzimin e formave alternative të transportit./Telegrafi/