Prokurorja speciale Janeva nuk duhet të ndalet, institucionet që nuk bashkëpunojnë shkelin ligjin

Prokuroria Speciale e Maqedonisë me asistencë të policisë speciale, mbrëmjen e së mërkurës ka ndërmarrë një aksion në lokalet e Regjistrit Qendror të Maqedonisë, pas informatave paraprake se në këtë institucion ka pasur tendenca që të nxirren dokumentacione dhe materiale të ndryshme.
Njohësit e çështjeve politike thonë se obstruksionet, bllokadat, që i bëjnë institucionet e shtetit Prokurorisë Speciale Publike duke refuzuar bashkëpunimin janë rezultat i politizimit të s’kajshëm të institucioneve në Republikën e Maqedonisë, shkruan REL.
Naser Ziberi ekspert për çështje juridike, vlerëson se mosbashkëpunimi i institucioneve të shtetit me Prokurorinë Speciale Publike flet qartë se institucionet në Maqedoni nuk funksionojnë në bazë të ligjit po në bazë të direktivave partiake.
“Kuptohet se ashtu siç do të zgjerohet volumi i aktiviteteve të Prokurorisë Speciale Publike gjithnjë e më tepër do të jemi dëshmitarë të një refuzimi të bashkëpunimit të punës së saj nga ana e institucioneve shtetërore”.
“Në këtë rast duhet të kyçen institucionet më të larta, në radhë të parë mendoj në Gjykatën Supreme dhe gjykatat tjera, sepse në bazë të Ligjit të kodit penal të Republikës së Maqedonisë, refuzimi i bashkëpunimit dhe mosdhënia e informacioneve për zbulimin e veprave penale paraqet vepër penale dhe bartësit e këtyre institucioneve, por edhe të punësuarit në të në të ardhmen mund të gjinden para drejtësisë, respektivisht të përgjigjen penalisht për shkelje të ligjit”, thekson Naser Ziberi.
Ndërkaq, Jove Kekenovski, profesor universitar, vlerëson se Prokuroria Speciale edhe përkundër pengesave të shumta që i bëhen gjatë punës së saj duhet të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat me të cilat disponon për të zbardhur rastet që lidhen me përfshihen e zyrtarëve të lartë të shtetit në korrupsion.
“Në bisedat e përgjuara dëgjuam se shumë firma janë hapur dhe më pas të njëjtat janë mbyllur që në formë indirekte nxjerr në pah keqpërdorimin e tyre nga ana e personave të caktuar të cilët kanë qenë të afërt me pushtetin për larje të parave. Mua më habit fakti që punonjësit e Regjistrit Qendror kanë refuzuar të bashkëpunojnë duke e ditur se kjo paraqet vepër penale”, thekson Kekenovski.
Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, gjatë kësaj jave ka theksuar se disponon me dëshmi që e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit Gjorge Ivanov, deputetëve dhe Gjykatës Kushtetuese.
“Vlerësojmë se vet zgjedhja e presidentit dhe gjykatësve kushtetues, të gjitha këto janë institucione jo-legjitime dhe duhet ta respektojnë Prokurorinë Speciale në hetimet për ta konfirmuar vërtetësinë”, është shprehur Janeva.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpra veçanërisht nga ana Presidentit të Maqedonisë si dhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së në pushtet e cila drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, të cilët i kanë kujtuar Janevës se ajo është zgjedhur nga Parlamenti dhe në bazë të kësaj deklarate vihet në pikëpyetje edhe legjitimiteti i saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë personi i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës