LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale: Jemi duke hetuar disa raste që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor

Prokuroria Speciale: Jemi duke hetuar disa raste që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar hetime lidhur me procesin zgjedhor të 14 shkurtit në vend.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.


“Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe prokuroritë themelore, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Daka: Prokuroria Speciale është duke kryer hetime për disa vota nga diaspora
Lexo po ashtu Daka: Prokuroria Speciale është duke kryer hetime për disa vota nga diaspora

Më tej theksohet se për shkak të procesit hetues, informatat që i posedon Prokuroria tani për tani nuk mund të bëhen të ditura për opinionin.

“Për shkak të rëndësisë së hetimeve, konfidencialitetit të procedurës, informatat që kemi në dispozicion aktualisht nuk mund ti ndajmë me publikun ngase mund të dëmtohen hetimet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe dje në mbledhjen e KQZ-së, kryetarja Valdete Daka bëri të ditur se Prokuroria Speciale është duke kryer hetime lidhur me disa vota nga diaspora. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori