LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet për vetëvrasjet e pacientëve me COVID-19 në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Shqipëri

Prokuroria nis hetimet për vetëvrasjet e pacientëve me COVID-19 në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Shqipëri

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vetëvrasjet e pacientëve me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

Prokuroria do të hetojë trajtimin që u bëhet pacientëve të konfirmuar me COVID-19.


Gjithashtu, mësohet se prokuroria ka marrë kartelat e 29-vjeçarit, i cili u hodh nga kati i tretë, dhe të 65-vjeçarit i cili u hodh nga kati i pestë.

Do të merren në pyetje mjekët që kanë trajtuar dy pacientët.

Pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i katërt i spitalit në Tiranë
Lexo po ashtu Pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i katërt i spitalit në Tiranë

Të mërkurën, një 65 vjeçar, i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, humbi jetën pasi u hodh nga kati i katërt i ndërtesës.

Ndërkohë, më 13 gusht, një 29 vjeçar po me COVID-19, ndërroi jetë pasi u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit. /Ora News/