LAJMI I FUNDIT:

Rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin e ndodhur në lagjen “Arbëria”, ku ka rënë kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës dhe si pasojë është lënduar rëndë një vajzë.

Nisjen e hetimeve për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se është iniciuar vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Mori lëndime të rënda pasi i ra kulmi i ndërtesës së komunës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e pacientes
Lexo po ashtu Mori lëndime të rënda pasi i ra kulmi i ndërtesës së komunës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e pacientes

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’.

Prokuroria në koordinim me policinë kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, nga i cili sipas informatave që kemi deri më tani ka marrë lëndime trupore një person (femër)”, ka njoftuar Ulaj.

Vajza e cila ka pësuar nga ky incident ka marrë lëndime të rënda trupore. E njëjta është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, në një prononcim për Telegrafin tha se gjendja e viktimës për momentin është stabile, por nuk mund të thuhet se është jashtë rrezikut për jetë.

“Pacientja ka lëndime të rënda kudo në trup. Gjendja për momentin është stabile, por vijon të jetë në rrezik për jetën”, deklaroi Syla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori