Prokuroria në Pejë del me raport për katër muajt e parë të vitit 2026: 100 raste ndërmjetësimi me 183 persona

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës janar–prill 2026 ka shënuar progres në trajtimin e procedurave alternative, duke realizuar 100 raste të ndërmjetësimit, ku kanë qenë të përfshirë 183 persona.
Sipas njoftimit, në tri raste ku është bërë pezullimi i përkohshëm i procedurës, të dyshuarit janë obliguar të deponojnë mjete financiare në vlerë totale prej 4 mijë euro në xhirollogarinë e SOS Fshatrave të Fëmijëve.
“Në tri raste ku është bërë pezullimi i përkohshëm i procedurës, të dyshuarit janë detyruar t’i deponojnë 4.000 euro në xhirollogari të fshatit SOS”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria ka bërë të ditur se në të njëjtën periudhë janë arritur edhe katër marrëveshje për pranimin e fajësisë, nga katër persona.
Ndërkaq, në rastet ku ndjekja penale nuk është e detyrueshme, Prokuroria ka njoftuar se në katër muajt e parë të këtij viti janë evidentuar dy raste ndaj dy personave. /Telegrafi/
















































