Prokuroria Themelore në Ferizaj, për dy raste kishte ngritur dy aktakuza, ndaj R.S. dhe E.I., të cilët i ngarkonte me veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”, respektivisht “Vjedhja e rëndë”, edhe pse ata nuk jetonin më.
Kjo prokurori, aktakuzën e parë e kishte ngritur më 31 gusht 2020, konkretisht 17 vjet pasi R.S. kishte vdekur.
Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, më 22 nëntor të vitit të kaluar duke vendosur sipas detyrës zyrtare, ka hedhur aktakuzën në fjalë dhe ka pushuar procedurën penale ndaj R.S., me arsyetimin se ai figuronte si i vdekur.
Lidhur me këtë, Gjykata e Kaçanikut kishte vendosur pasi kishte siguruar certifikatën e vdekjes të të akuzuarit, të lëshuar nga Shërbimi i Ofiçarisë në Kaçanik, ku ishte konstatuar se R.S. ishte lindur më 15 nëntor 1945, kishte vdekur më 3 tetor të vitit 2003.
Në rastin e dytë, Prokuroria e Ferizajt më 26 tetor 2017, kishte ngritur aktakuzë për vjedhje të rëndë ndaj E.I., edhe pse ai kishte vdekur tre muaj më herët.
Gjykata Themelore në Ferizaj, me aktvendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” të 18 nëntorit të vitit të kaluar, ka hedhur këtë aktakuzë dhe ka pushuar procedurën penale ndaj E.I..
Këtë veprim, kjo gjykatë e ka marrë pasi ka siguruar certifikatën e vdekjes të të akuzuarit të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Gjilan, ku vërtetohet se E.I. ka vdekur më 5 korrik 2017. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare